• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 20 Tetor 2019, 13:11:02.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 07 Qershor, 2018

Publikuar më 07 qershor 2018.

  • TABRIZ, Iran. 6 qershor, 2018. Sistemit të kompjuterëve të aeroportit iu bë ‘hacking’ nga protestuesit dhe në ekranet e mëdhenj u shfaq ky mesazh

Ne, ''Tapandegan", në një tjetër akt proteste, po e zotërojmë në këtë moment sistemin e kompjuterëve të aeroportit. Dy javë më parë, për të protestuar ndaj shkatërrimit të jetëve dhe pasurisë së popullit iranian nga Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC), ne dominuam sistemet e aeroportit të Mashhad, dhe sot po shprehim mbështetjen tonë për grevistët.

Edhe sa kohë do të vazhdojë qeveria të shpërfillë kërkesat e popullit për përmirësimin e situatës ekonomike? kur?

Zërat tanë nuk do të mbeten më të heshtur dhe do të vazhdojmë të njëjtat veprime.

Nëse keni mirëkuptim për ne, bëni foto dhe shpërndajini, me hashtags: #nationwide- strike (greva-mbarëkombëtare) dhe #Truckers-strike (greva-shoferëve-të-kamionëve)

  • Boeing thotë se nuk do të dërgojë asnjë avion në Iran

Boeing nuk do të dërgojë avionë në Iran për shkak të sanksioneve amerikane, duke abortuar kështu në mënyrë efektive dy kontrata të mëdha me agjensi iraniane transporti, ka thënë sot një zëdhënës i Boeing. "Nuk kemi dërguar asnjë avion në Iran, dhe meqenëse nuk kemi më licensën për të shitur në Iran në këtë kohë, nuk do të dërgojmë avionë atje," ka thënë zëdhënësi i Boeing.

  • Raporti thotë që Obama “e ka mashtruar” Kongresin në lidhje me monedhën iraniane

Një raport i përgatitur nga një panel i Senatit me në krye Sen. Rob Portman nga Ohio pretendon se administrata Obama “e ka mashtruar” Kongresin duke u përpjekur të ndihmojë Iranin të përfitojë akses në sistemin financiar amerikan.

Edhe pse raporti nxjerr si përfundim se Irani nuk përfitoi asnjëherë akses në bankat amerikane apo në dollarët amerikanë, ai pretendon se zyrtarët e Departamentit të Thesarit të SHBA përpiluan një licencë për t’i lejuar Iranit të konvertojë biliona dollarë — të cilët kishin qenë të ngrirë ndërkombëtarisht — në monedhë iraniane.

  • Grupi francez i lobimit për pajisjet e makinave anullon udhëtimin e korrikut në Iran

Grupi i lobimit të pajisjeve të makinave FIEV të Francës ka anulluar një udhëtim në korrik për në Iran si pasojë e tensioneve aktuale ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe fuqive europiane në lidhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015.

“Udhëtimi është anulluar dhe zëvendësuar me një mbledhje në Francë të klubit tonë të Iranit, në mënyrë që të mund të reflektojmë se si duhet të vazhdojmë nën dritën e ngjarjeve aktuale,” ka thënë presidenti i FIEV, Jacques Mauge.

  • Irani Lejon Vetëm 20 Avokatë të Miratuar nga Qeveria të Përfaqësojnë Aktivistët e Akuzuar për ‘Krime’ Politike apo të Medias

Drejtësia e Iranit do të lejojë vetëm një grup prej 20 avokatësh të përfaqësojnë individët e akuzuar për “krime të sigurisë kombëtare apo ndërkombëtare, krime politike dhe të medias,” akuza që shpesh u janë vënë aktivistëve dhe gazetarëve.

Pavarësisht faktit që Teherani ka më shumë se 20,000 avokatë të regjistruar, vetëm grupi i zgjedhur i mbrojtësve të miratuar nga qeveria do ta ketë të mundur të përfaqësojë aktivistët dhe të tjerë persona kritikë për shtetin gjatë fazës investigative të një rasti, ka raportuar Vrojtuesi i të Drejtave të Njeriut (HRW).

  • Zeinab Jalalian-it i mohohet trajtimi pavarësisht nga progresi i sëmundjes

Kushtet e përgjithshme të së burgosurës politike Zeinab Jalalian janë përkeqësuar në Burgun Khoy, në Iranin veri-perëndimor, dhe asaj vazhdon t’i mohohet trajtimi mjekësor pavarësisht progresit të sëmundjes.

Sipas raporteve më 5 qershor, 2018, së burgosurës politike kurde Zeinab Jalalian, e cila vuan nga kanceri  pterygium në gojë, dhe nga infektimi i rëndë, vazhdon t’i mohohet kujdesi dhe trajtimi mjekësor.

  • Nuk ka lajme mbi gruan e re të arrestuar gjatë kryengritjes në Kermanshah

Kanë kaluar pesë muaj, dhe nuk ka asnjë lajm mbi kushtet e një gruaje të re, Mitra Alizadeh, të arrestuar më 29 dhjetor, 2017, gjatë kryengritjes në Kermanshah, në Iranin perëndimor.

Sipas informacionit të publikuar rishtazi, Mitra Alizadeh është arrestuar nga agjentë të Departamentit të Inteligjencës së Kermanshah gjatë trazirave më 29 dhjetor, 2017, dhe është dërguar në një vendndodhje të panjohur.

  • Dijetari fetar bën thirrje për aksion për të imponuar mbulimin e detyrueshëm

Një nga dijetarët fetarë të regjimit klerikal e ka nxitur qeverinë të marrë masa dhe "të bëjë hapa për të zgjidhur problemin e Hijab-it."

Nasser Makarem Shirazi i cili po fliste në një mbledhje të Ramazanit në një nga seminaret e Qytetit të Shenjtë Qom, tha, "Dueht të kemi parasysh se Hijab është ligj; të gjitha ligjet janë të detyrueshme, dhe njerëzit janë të detyruar t’i ndjekin."

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.