Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 08 Qershor, 2018

Published on .

Shtetet e Bashkuara kanë bërë një marrëveshje me gjigantin kinez të telekomunikacionit ZTE Corp. Që përfshin një gjobë $1 bilion, sipas Sekretarit të Tregtisë Ëilbur Ross.

Kjo gjobë vjen pas afërsisht 1 bilion dollarëve që ZTE  i ka paguar më përpara për shitjen e pajisjeve Koresë së Veriut dhe Iranit duke shkelur sanksionet amerikane.

Në një shkëmbim zjarri në post kufiri afër qytetit veri-perëndimor Sardasht, dy roje kufiri të Iranit u qëlluan më 5 qershor.

Togeri i parë Yousef Piraneh dhe nënoficeri Mahboub Qorbani u vranë në luftim, i cili filloi në orën 11 mbasdite me kohën e vendit.

Një gjykatë saudite ka dënuar me vdekje katër persona për lidhje të supozuara me rivalin kryesor të Mbretërisë, Iranin.

Mediat shtetërore raportuan të enjten se katër personat ishin fajtorë për konspiracion për të vrarë "figura me rëndësi" të kombit kryesisht Sunni të Gjirit.

"Gjykata e krimeve ka dënuar me vdekje katër terroristë për formimin e një qelize për Iranin," ka thënë al-Ekhbariya TV, televizion shtetëror.

Të martën, 5 qershor, 2018, punëtorët e pularive në Garmsar, Iran, u mblodhën përpara njësisë administrative në Garmsar në protestë ndaj çmimeve të larta për drithrat gjë që ka çuar në shumë falimentime në indrustrinë e pularisë.

Protesta në Garmsar është njëra nga disa protestat në të cilat, duke filluar nga e shtuna, punëtorët e pularive janë mbledhur për dy ditë në disa provinca të Iranit si Yazd, Khorasan, Semnan, Ardebil, Mazandaran dhe Teheran për të deklaruar falimentimin dhe për të protestuar kundër kostos së lartë të rritjes së drithrave për pulat.

7 qershor, 2018 – Ministria e Inteligjencës së regjimit iranian në Ahvaz ka vrarë një vendas 20 vjeçar nën torturë, tregojnë raportet.

Autoritetet e inteligjencës sëAhvazit kontaktuan familjen e Hatam Marmazit të martën që të vinin dhe të merrnin kufomën e tij.

Marmazi, aktivist politik dhe kulturor lindur në qytetin Susangerd, u arrestua nga autoritetet e inteligjencës së Ahvazit më 12 qershor, 2017, në një fshat duke u kthyer nga shtëpia e të afërmve të tij.

 

Stampa