Mini Raporti i së Shtunës për Iranin – 09 Qershor, 2018

Published on .

Folësi i parlamentit iranian Ali Larijani tha të premten se siguria në Lindjen e Mesme mund të kërcënohet nëse Teheranit i shtohet trysnia nga Izraeli dhe Arabia Saudite.

Ai tha: "Izraeli dhe Arabia Saudite janë burimi i kaosit në rajon. Trekëndëshi keqdashës i Arabisë Saudite, Izraelit dhe Amerikës dëshiron ta kthejë rajonin në një skenë kaotike". Televizioni shtetëror paraqiti Larijani-in duke u thënë demonstruesve "siguria e rajonit do të kërcënohet nëse ata e zënë ngusht Iranin."

Një zëvendës komandant i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) Hossein Salami thotë që Irani i ka dërguar një mesazh Izraelit gjatë një sulmi ditët e fundit në Golan “duke lëshuar dhjetëra raketa,” duke i thënë Izraelit të mos reagojë ndaj sulmit “përndryshe Irani do të sulmonte Tel Avivin.”

Ai tha se sulmi iranian në malësitë e Golanit në maj ishte shpagim për sulmet e Izraelit mbi bazat iraniane në Siri, raportoi Agjensia e Lajmeve Tasnim, e lidhur me IRGC, më 8 qershor.

Regjimi Sirian po i maskon militantët e Iranit si luftëtarët e vet, sipas rebelëve, një mashtrim në fushën e betejës që duket i llogaritur për të shmangur sulme ajrore të mëtejshme nga Izraeli kundër iranianëve në Siri.

Pasi u dukën se po tërhiqeshin, karvanët ushtarakë të luftëtarëve libanezë të Hezbollah si dhe të tjerë militantë të mbështetur nga Irani janë rikthyer në provincat Daraa dhe Quneitra në jug-perëndim të Sirisë pranë Izraelit, të veshur me uniforma ushtarake siriane dhe nën flamuj sirianë, sipas shumë komandantëve rebelë.

Një grua e burgosur Yaresan-e e cila është shtruar rishtazi në spital në Teheran, mbahet nën presion nga rojat e sigurisë së burgut për të mbajtur prangat dhe zinxhirët.

Dr. Nazilla Noori, nga Dervishët Gonabadi, ka qenë e burgosur në Burgun Qarchak në Varamin që nga 20 shkurti, 2018. Pasi ka qenë subjekt i një torture mizore, ajo është aktualisht e shtruar në Spitalin Milad të Teheranit. Ajo është në pritje të një operacioni dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të veçantë.

Tre gra të tjera kryen vetëvrasje dhe humbën jetët ditët e fundit në tre qytete iraniane.

Të mërkurën, 6 qershor, 2018, një grua e re u hodh nga një urë në centralin elektrik të Azarshahr, në Provincën e Azerbaixhanit Lindor (në Iranin veri-perëndimor), dhe humbi jetën.

Nashimel Hosseini, një grua e re që punonte në Spitalin Towhid në Sanandaj, kryeqytet i Provincës Kurdistan në Iranin perëndimor, kreu vetëvrasje duke gëlltitur hapa. Ajo vdiq më 5 qershor, 2018, në spital.

Më 4 qershor, 2018, një grua e re më emrin Arezou Rahmani, dogji veten dhe vdiq në Ilam, kryeqytet i Provincës Ilam në Iranin perëndimor. Ajo ishte nga Fisi Khamis Malekshahi. Ajo pësoi djegie në 95 për qind të trupit, dhe si pasojë humbi jetën.

 

 

Stampa