• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 16 Shkurt 2020, 17:48:59.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Shtunës për Iranin – 14 Korrik, 2018

  • Varrimi i viktimave të tragjedisë së Sanandaj & ngushëllimet e Maryam Rajavi-it

13 korrik, 2018 – Familjet e individëve që vdiqën gjatë aksidentit tragjik automobilistik në Sanandaj, në Iranin perëndimor, i varrosën të afërmit e tyre me ceremoni të enjten. Banorët e qytetit ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni.

Ata që i mbijetuan këtij incidenti dhe opinioni publik i Sanandaj e konsiderojnë këtë aksident si rezultat të neglizhencës së zyrtarëve të regjimit iranian për sa i përket kërkesave të drejta të popullit, sidomos të kërkesave të ngritura nga banorët e Bulevardit Dr. Hossein Fatemi të qytetit.

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi u dërgoi një mesazh ngushëllimi familjeve të viktimave.

Maryam Rajavi: Ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit katastrofik në Sanandaj. Turp të kenë mullahët e Iranit të cilët dërguan rojat anti-rebelim për të shtypur popullin në vend që të kujdeseshin për të plagosurit. Përpjekje kaq të dëshpëruara nuk do t’i shpëtojnë mullahët nga zemërimi i popullit tonë.

  • Irani Refuzon ta Lërë Sirinë, Teksa Uashingtoni Rrit Presionin mbi Teheranin

Këshilltari i lartë i marrëdhënieve ndërkombëtare i Udhëheqësit Suprem Iranian thotë që Irani nuk do ta lërë Sirinë për shkak të kërcënimeve amerikane. Në të njëjtën kohë, SHBA vazhdon presionet mbi Iranin.

Ali Akbar Velayati i cili pati një mbledhje me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Moskë më 12 korrik, tha të premten se “këshilltarët ushtarakë” iranianë janë në Siri për ta “mbrojtur kundër terrorizmit”, raporton agjensia e lajmeve Tasnim.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Londër më 13 korrik, Presidenti amerikan Donald Trump tha që e ka nxitur Britaninë ta mbajë presionin mbi Iranin dhe ka rënë dakord me Kryeministren Theresa May se Teherani nuk duhet të posedojë kurrë armë bërthamore.

  • Vazhdojnë Arrestimet dhe Ndëshkimet Kundër Disidentëve Iranianë

Një gjykatë apeli në Iran ka miratuar dënimin me 23 muaj kundër një studenti të ri që kishte marrë pjesë në demonstratat anti-qeveritare dhjetorin/janarin e shkuar.

Roya Saghiri, e cila ka kundërshtuar publikisht hijab-in e detyrueshëm, ka publikuar vendimin kundër saj të mërkurën, 11 korrik, në Instagram-in e saj.

Gjyqtari i gjykatës së apelit e pranoi vendimin e gjykatës së parë, duke e shpallur Znj. Saghiri fajtore për “propagandë kundër regjimit” dhe “fyerje ndaj autoriteteve më të larta të shtetit”, raporton Agjensia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave Njerëzore (HRANA).

  • Volejbolli i femrave në Iran nuk ka mbështetje financiare

Volejbolli i femrave në Iran nuk gëzon asnjë mbështetje financiare nga industritë dhe pronarët e fabrikave. Ky është një nga problemet më serioze me të cilat përballet volejbolli i femrave në Iran, sot.

Në një intervistë me agjensinë shtetërore të lajmeve IRNA më 11 korrik, 2018, rreth volejbollit të femrave në Iran, Marzieh Ebrahimzadeh, zëvendës drejtore e bordit të volejbollit të Provincës Golestan, tha, “Volejbolli i femrave në provincë po zgjerohet por industritë e Golestanit nuk kanë tendencën t’i mbështesin financiarisht ekipet sportive të femrave në kompeticione kombëtare.

Stampa Email

Copyright © 2020 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.