• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 16 Korrik, 2018

 

Publikuar më 16 korrik 2018.

  • Zyrtari i regjimit iranian ia ka frikën ndryshimit të regjimit dhe rolit të MEK

15 korrik, 2018 - 2018 është një vit i veçantë dhe jemi në një kthesë shumë të rëndësishme në historinë tonë, ka thënë Gholamreza Jalali, shef i Organizatës së Mbrojtjes Civile të regjimit iranian.

“E gjithë shtysa anti-revolucion është e bazuar në iniciativën e PMOI/MEK për të ndërmarrë masa për rrëzimin e qeverisë përmes popullit dhe duke përdorur kapacitetet e aparatit tonë të sigurisë,” shtoi ai në një mbledhje të ditëve të fundit të zyrtarëve të regjimit të përfshirë në censurë dhe kontrollim të rrjeteve sociale.

  • Zyrtarët e lartë amerikanë refuzojnë kërkesat e europianëve për lëshime për sa i përket Iranit

14 korrik, 2018 – Dy nga njerëzit kryesorë të administratës Trump, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, të njohur për pozicionin e tyre të palëkundur mbi regjimin iranian, kanë refuzuar kategorikisht një kërkesë nga udhëheqësit e Europës për lëshime për sa i përket sanksioneve që Amerika do të përplasë kundër atyre vendeve që vendosin të bëjnë biznes me regjimin e mullahëve pasi Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga pakti shumë i metë bërthamor me Iranin.

Tërheqja e Amerikës nga ky pakt do t’i bëjë virtualisht të pamundura premtimet e palëve të tjera, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, për t’i mbetur besnike paktit.

  • Greva e Shoferëve të Kompanisë së Autobusëve në Hamadan, Iran

Të dielën, 15 korrik, 2018, shoferët e Kompanisë së Autobusëve të Hamadan-it dhe Rrethinave organizuan protesta kundër mos pagesës së rrogave, bonuseve të vitit të shkuar, si dhe kundër orëve shtesë të punës dhe paaftësisë nga ana e zyrtarëve të bashkisë së Hamedan-it.

Ky tubim u bë në terminalin qendror të kompanisë dhe shoferët dolën në grevë. Shoferët protestues kërkojnë reduktim të orëve të punës në ditë dhe pagesën e plotë të rrogave të tyre.

  • Portestë e Mësuesve nga Provinca Fars

Të dielën, 15 korrik, 2018, një grup mësuesish në Shiraz, në provincën Fars të Iranit u mblodhën përpara zyrave qeverisëse të provincës, dhe protestuan kundër dënimeve të gjykatës për mësuesit.

  • Protesta në Bushehr dhe Khuzestan ndaj Mungesës së Ujit në Iran

Të dielën, 15 korrik, një turmë qytetarësh të Bushehr-it protestuan kundër mungesës së ujit dhe elektricitetit në qytet përpara zyrave qeverisëse të Bushehr.

Duhet thënë se protesta në Bushehr u bë sipas një thirrjeje të mëparshme.

  • Irani Thotë se Tre Militantë Janë Vrarë Afër Kufirit të Irakut

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) vranë tre militantë të dyshuar në një operacion sigurie të kryer më 14 korrik në pjesën perëndimore të vendit pranë kufirit me Irakun, raporton media shtetërore.

IRGC, në një deklaratë të shpërndarë nga agjensia zyrtare e lajmeve e Iranit IRNA, tha se "terroristë antirevolucionarë" kishin planifikuar sulme sabotimi pas kalimit të kufirit për në Iran në rajonin Kermanshah.

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.