• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 19 Korrik, 2018

 Publikuar më 19 Korrik 2018.

  • Shefi i Bankës Europiane të Investimeve thotë se banka nuk mund të investojë në Iran

BRUKSEL – Kreu i Bankës Europiane të Investimeve tha të mërkurën se ai i mbështeste përpjekjet e Bashkimit Europian për të mbajtur gjallë paktin bërthamor të 2015-ës me Iranin por paralajmëroi se dhënia e huave Teheranit mund të rrezikojë bankën.

“Nuk ka asnjë bankë europiane që e ka të mundur aktualisht të bëjë biznes në Iran dhe me Iranin,” tha Werner Hoyer, presidenti i EIB, krahu jo-fitimprurës, afatgjatë i investimeve të Bashkimit Europian, në një konferencë lajmesh.

“Duhet të kemi parasysh faktin që do të rrezikonim modelin e biznesit të bankës po të ishim aktivë në Iran.”
Burimi: Reuters

  • Japonia ndalon importet e naftës nga Irani

TOKJO, 19 Korrik. Kompanitë japoneze të naftës po përgatiten për një ndërprerje të plotë të importeve të naftës nga Irani, raportoi të enjten gazeta kryesore japoneze e biznesit, Nikkei.

Sipas gazetës, furnizimet e naftës nga Irani do të jenë plotësisht të ndalura në tetor. Furnizuesit alternativë përfshijnë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Furnizuesit japonezë të naftës iraniane - JXTG Holdings dhe Idemitsu Kosan – morën një paralajmërim nga SHBA rreth nevojës për të ndaluar plotësisht importet më 4 nëntor, 2018, datë kur Uashingtoni planifikon të rifillojë sanksionet kundër Teheranit. Nëse blerjet e naftës iraniane vazhdojnë, SHBA kërcënon se do t’i penalizojë këto kompani.

  • Banka Europiane e Investimeve Ngre Dyshime mbi Planin e BE për të Shpëtuar Paktin Bërthamor

Banka Europiane e Investimeve do t’i vinte në rrezik operacionet e saj globale duke investuar në Iran, tha presidenti i saj të mërkurën, duke vënë në dyshim një plan të BE për të shpëtuar paktin bërthamor me Teheranin, të cilin Uashingtoni e ka braktisur.

Presidenti i EIB Werner Hoyer tha se ndonëse ai i mbështet përpjekjet e BE për të mbajtur gjallë paktin e 2015-ës i cili i frenoi ambiciet bërthamore të Teheranit, Irani është një vend "ku ne nuk mund të luajmë një rol aktiv."

  • Shoferët e Taksive Protestojnë dhe Bllokojnë Rrugët në Kurdistanin Iranian

Të mërkurën, 18 korrik, 2018, shoferët e taksive të Baneh, Iran, u mblodhën përpara zyrës qeverisëse të qytetit dhe bllokuan rrugën në protestë ndaj gjobitjes së tyre me pretekstin se nuk kanë kartë daljeje nga agjensia e trafikut.

Shoferët e taksive dhe njerëzit brenda qytetit Baneh përballen me probleme shumë serioze, si mungesa e stacioneve të taksive, mungesa e autobusëve interurbanë, dhe bllokime të trafikut.

  • Protestë nga Njerëzit dhe të Rinjtë e Papunësuar

Natën e së martës, 17 korrik, 2018, një turmë njerëzish dhe të rinjsh të papunësuar në Hoveyzeh, në Provincën Khuzestan të Iranit, u mblodhën rreth ndërtesës së guvernatorit për të protestuar kundër situatës aktuale të rekrutimit, sidomos kundër papunësisë së rinisë dhe performancës së Saedi-t, anëtar i parlamentit nga Hoveyzeh dhe fusha e Azadegan, dhe nuk e lejuan Saedi-n të largohet nga territori.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.