Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 20 Korrik, 2018

Published on .

 Publikuar më 20 Korrik 2018.

Një delegacion amerikan zyrtarësh të Thesarit dhe Departamentit të Shtetit do të takohet me autoritetet turke të premten për të diskutuar sanksionet mbi Iranin, tha një zyrtar nga ministria e jashtme turke.

"Një delegacion amerikan i cili është aktualisht duke u marrë me bisedime në Indi, do të vizitojë Ankaranë të premten për të folur për sanksionet kundër Iranit," tha për Reuters një zyrtar i ministrisë së jashtme.

"Delegacioni do të takohet me institucionet përkatëse, duke përfshirë ato të ministrisë së jashtme dhe të financës."

Prokurori i Teheranit Jafari Dolatabad thotë se janë marrë vendimet kundër 258 dervishëve iranianë të urdhrit Gonabadi, raportoi agjensia shtetërore e lajmeve IRNA më 17 korrik.

Dolatabadi i përshkroi dervishët e dënuar, të cilët janë anëtarë të një besimi minoritar mysliman Sufi, si “elementë të trazirave të Shkurtit të shkuar,” duke iu referuar disa ditëve të protestave nga dervishët në Shkurt në Teheran, protesta të cilat u pasuan me qindra arrestime dhe të paktën pesë të vdekur.

Gruaja e krishterë kurde, Massoumeh Taqinejad, 30, nga Kermanshah në Iranin perëndimor, u arrestua së bashku me të birin, Artin, nga forcat e inteligjencës në shtëpinë e saj në Karaj, më 2 korrik, 2018.

Kjo kurde e krishterë akuzohet për “predikim të Krishtërimit” në internet. Kompjuteri i saj dhe sendet personale u konfiskuan nga agjentët e inteligjencës në kohën kur u arrestua.

Viktimat femra të një zjarri në shkollë në vitin 2012 në qytetin veri-perëndimor Shinabad si dhe mbështetësit e tyre dolën në protestë jashtë zyrës së Presidentit të Mullahëve Hassan Rouhani në Teheran, të martën dhe të mërkurën, 17 dhe 18 korrik, 2018. Vajzat e Shinabad kritikuan zyrtarët për mospërfilljen ndaj nevojave të tyre, duke refuzuar t’i japin pasaporta dhe të paguajnë për udhëtimet e tyre jashtë vendit dhe shpenzimet mjekësore.

 

Stampa