• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 18 Nentor 2019, 19:18:45.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 26 korrik, 2018

  • Sen. Graham: "Do ta mposhtim këtë regjim duke ndihmuar popullin iranian”

Shtetet e Bashkuara do të mbështesin popullin iranian për të rrëzuar regjimin e mullahëve, ka thënë Senatori Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, një anëtar i lartë i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe një ish-kandidat presidencial, më 25 korrik.

Kërcënimi më i madh ndër të gjithë për mua është ky regjim në Iran. Ata janë nazistë fetarë të cilët po përpiqen të zhvillojnë një fuqi bërthamore… Fjalimi i Mike Pompeo-s ishte i mrekullueshëm. Postimi i Presidentit Trump thotë që masat do të bëhen më të rrepta. Ne do ta rrëzojmë këtë regjim duke ndihmuar popullin iranian. Ndryshimi i regjimit është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar Lindjen e Mesme nga konflikti i përhershëm. Ky regjim duhet të ikë,” vazhdoi Senatori Graham.

  • Irani Zëvendëson Kreun e Bankës Qendrore Teksa Ekonomia Përballet me Kriza

Irani zëvendësoi kreun e Bankës Qendrore të mërkurën, raporton media lokale, për shkak të pasojave negative nga skandalet bankare dhe kriza me të cilën po përballet ekonomia e vendit.

Valiollah Seif, i cili kishte shërbyer si guvernatori i bankës që kur Presidenti Hassan Rouhani mori pushtetin në gusht 2013, u zëvendësua nga Abdolnasser Hemati pas një mbledhjeje të kabinetit, sipas agjensisë zyrtare të lajmeve IRNA.

  • Varret e të Burgosurve Politikë Shfarosen në Ahvaz

Varret masive të të burgosurve politikë, përfshirë të burgosurit që u ekzekutuan në fund të viteve 1980, janë rrafshuar në qytetin Ahvaz, në jug-perëndim të Iranit.

Shkrimi nën një foto të publikuar nga faqja Drejtësi për Iranin me 25 korrik thotë, “Kjo është një zonë varresh masive në Ahvaz, Iran. Të paktën 44 të burgosur politikë të ekzekutuar në vitin 1988 janë varrosur këtu në fshehtësi. Në vitet që pasuan, autoritetet e kthyen këtë zonë në një pirg plehrash.

  • Dita e Tretë e Grevës së Shoferëve të Kamionëve në Qytete të Ndryshme të Iranit

Dita e tretë e grevës së shoferëve të kamionëve në qytete të ndryshme të Iranit vazhdoi ndërkohë që greva mbarëkombëtare rifilloi më 23 korrik, dhe filloi të përhapej me shpejtësi në shumë qytete të vendit.

Të mërkurën, 25 korrik, 2018, dita e tretë e grevës mbarëkombëtare të shoferëve të kamionëve vazhdoi në qytete të ndryshme të Iranit.

Qytetet e ndryshme ku shoferët kanë bërë grevë për të tretën ditë rresht janë: Ahvaz, Zanjan, Saveh, Shiraz, Kerman, Zahedan, Tabriz, Bandar Abbas, Chazabe, Khormousi, Khaf, Najaf Abad, dhe Khorramabad.

  • Anëtarët e Kooperativës së Strehimit Mblidhen në Protestë në Teheran

Të martën, më 25 korrik, 2018, një numër i madh anëtarësh të Kooperativës së Strehimit të qytetit Varamin mbajtën një tubim proteste përpara ndërtesës së Guvernatorit të Qarchak, kundër pasigurisë dhe grabitjes së depozitave të tyre për 12 vite me rradhë.

Në tubimin e dhjetëra anëtarëve të Kooperativës së Strehimit të Varamin, një numër i konsiderueshëm i protestuesve ishin gra, disa prej të cilave kishin marrë edhe fëmijët me vete.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.