• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 17 Shtator 2019, 18:29:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 10 Gusht, 2018

 

  • Greva e Shoferëve të Kamionëve në Iran Dita 19

Dita e 19-të e grevës së shoferëve në Iran i tregon regjimit se ata nuk mund t’i ndalosh.

Ata ia dolën ta mbanin grevën në maj. Këtë herë po vazhdojnë derisa të ketë një ndryshim total. Këta shoferë, ashtu si protestuesit e guximshëm, janë në qytete të ndryshme. Sot, në ditën e 19-të, shoferët nga Kermanshah dhe Hamadan dërguan videon e tyre. Jashtë stacioneve të karburantit ka rradhë shumë të gjata makinash në pritje.

Raundi i dytë i grevës së shoferëve filloi më 23 korrik. Ky ishte fillimi i muajit më të nxehtë persian por gjithsesi, greva filloi.

Një mesazh i shkruar në Telegram thotë që shoferët mund ta zhdukin këtë regjim nëse qëndrojnë të bashkuar. Greva jonë do ta rrisë trysninë mbi sistemin.

  • I Burgosuri Politik Paralajmëron në një Letër të Hapur: Autoritetet Iraniane Vrasin Kundërshtarët Jashtë Vendit

Arash Sadeghi, një avokat i të drejtave të njeriut i burgosur në Burgun famëkeq Rajaei Shahr në Karaj, ka shkruar një letër të hapur në vijim të vrasjes së Eqbal Moradi, një aktivist politik në Kurdistanin iraken dhe i ati i të burgosurit politik Zanyar Moradi. Z. Sadeghi vë në dukje historinë e fushatave vrasëse të Republikës Islamike brenda dhe jashtë vendit, që nga shkurti i vitit 1979.

Trupi i vdekur i Eqbal Moradi u gjet në Penjëen, një lagje në Kurdistanin iraken, në kufi me Iranin. Raportohet se ai është vrarë me tre plumba. Kjo nuk është hera e parë që bëhet atentat ndaj tij.

  • Iraku ngrin operacionet bankare me Iranin pas sanksioneve amerikane

Autoritetet e Irakut i kanë pezulluar transaksionet bankare me institucionet financiare të Iranit pas rivendosjes së sanksioneve amerikane mbi Teheranin, raporton Iranian Telegraph Agency.

Sipas Al-Mada, Ministria amerikane e Financës i ka dërguar një letër Bankës Qendrore të Irakut ku i kërkohet bankave "t’i ndalin të gjitha operacionet me bankat e Iranit" duke i kërcënuar se "do t’i ngrijë asetet e tyre dhe do t’i vërë në listën e zezë”.

Sipas Mazhar Muhammed, këshilltar i Kryeministrit të Irakut, përveç sektorit bankar, kufizimet anti-iraniane përfshijnë edhe sektorin e energjisë.

"Qeveria e Irakut po kërkon burime alternative energjie në sfondin e sanksioneve ekonomike të imponuara nga SHBA," raporton mesazhi.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.