• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 3 Shtator 2018

 

Publikuar më 03 shtator 2018.

  • Human Rights Watch kërkon që Irani të hetojë vrasjen e 30 protestuesve

Human Rights Watch i ka bërë thirrje Iranit të nisë hetimet e paanshme mbi vrasjen e 30 protestuesve që nga janari.

Organizata e të drejtave të njeriut tha në një deklaratë të publikuar të shtunën se autoritetet iraniane nuk kanë dhënë shenja të ndonjë hetimi të paanshëm, qoftë mbi vdekjet, qoftë mbi përdorimin e forcës së tepruar nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit për të shtypur protestat.

Organizata i bëri thirrje regjimit iranian t’i braktisë të gjitha akuzat kundër protestuesve për tubim paqësor dhe t’i lirojë të arrestuarit.

Që nga 2 gushti 2018, autoritetet kanë arrestuar mbi 50 njerëz gjatë protestave në Teheran.

  • Imazhet salelitore tregojnë bazat iraniane të raketave në Siri

Imazhet satelitore kanë zbuluar se Irani po ndërton baza të reja raketash në Siri, kryesisht në Wadi Jahannam në Banyas, në perëndim të Sirisë.

Imazhet e marra nga Image Sat International, të publikuara në një raport të detajuar, tregojnë një ndërtesë në Wadi Jahannam, të projektuar për të prodhuar e montuar lloje të ndryshme raketash, e ngjashme me dy bazat ushtarake të Parchin dhe Khujir brenda Iranit.

Raporti përmend se ka mundësi që të njëjtët elementë iranianë qëndrojnë mbrapa  planifikimit dhe ndërtimit të kësaj godine e cila është në fazat e fundit. Kompania llogarit se ky proces ndërtimi do të përfundojë në muajt e parë të 2019-ës.

  • Grosistët Japonezë të Naftës ‘Përgatiten për të Pezulluar’ Importet nga Irani

Mediat japoneze të lajmeve raportojnë se grosistët më të mëdhenj të naftës në vend po përgatiten t’i pezullojnë importet e naftës bruto iraniane në muajin e ardhshëm.

Agjensia Jiji Press dhe Kyodo më 3 shtator raportuan se ky veprim vjen si përgjigje ndaj sanksioneve amerikane kundër Teheranit dhe kërcënimeve se ato mund të bien mbi kompanitë që bëjnë biznes me Iranin.

Presidenti amerikan Donald Trump në maj u tërhoq nga pakti bërthamor i vitit 2015 me Iranin dhe filloi të rivendoste pothuajse plotësisht sanksionet mbi Teheranin.

  • Mediat zyrtare pohojnë për herë të parë ekzistencën e skllavërisë seksuale në Iran

Mediat shtetërore në Iran kanë zbardhur për herë të parë ekzistencën e abuzimit seksual ndaj grave dhe përdorimin e skllavërisë seksuale në Iran dhe në industrinë iranaine të turizmit.

Këto raporte mediatike janë përpjekur t’i portretizojnë këto biznese si të jashtëligjshme dhe e minimizojnë rolin dhe përfshirjen e zyrtarëve të regjimit klerikal.

  • Gazetarët Iranianë Dënohen me Burgim, Rrahje me Kamzhik

Reporters Without Borders (RSF) dënon hapat më të fundit të regjimit iranian për të përforcuar censurën online, ku dy gazetarë që përdorin rrjetet sociale sapo kanë marrë ndëshkime të ashpra – një dënim i gjatë me burg në njërin rast, dhe rrahje me kamzhik në rastin tjetër.

Viktimat përfshijnë Amir Hossein Miresmaili, një gazetar i gazetës së përditshme Jahan Sanat (Bota e Industrisë). Ai është ndëshkuar me dhjetë vjet burg më 22 gusht për një postim që kritikonte në mënyrë indirekte Ajatollahun Sayyid Ahmad Alamolhoda, një mullah fondamentalist i cili është përfaqësuesi i Liderit Suprem Ali Khamenei në qytetin Mashhad.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.