• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 21 Dhjetor 2018

    • Irani po Përballet me Shumë më Tepër sesa Thjesht Sanksionet | Çmimi i Naftës

    Pavarësisht se përmban rezerva masive nafte dhe gazi, sektori iranian i energjisë nuk ka qenë aspak i qendrueshëm gjatë dekadave të fundit. Energjia iraniane ka patur plot ulje e ngritje falë periudhave të zgjatura të trazirave politike në vijim të ngjarjes madhore të Revolucionit Iranian në vitet 1978 dhe 1979,

    por shenja paqëndrueshmërie ka patur në historinë e energjisë së këtij kombi që nga koha kur kryeministër ishte Mohammad Mossadegh në vitet 1950.

    Burimi: Associated Press

    • A Qëndronte Irani Pas Bombardimit të Lockerbie? Vajza e Terroristit Ngul Këmbë që Teherani e Ka Urdhëruar Shkatërrimin e Fluturimit Pan Am 103, dhe Jo Libia e Gaddafi-t

    Ka pretendime se mizoria e Lockerbie është kryer nga terroristë palestinezë të paguar nga regjimi iranian. Vajza e një ish-terroristi ka thënë se i ati u ka pohuar të afërmve se lideri i qelizës së tij, Ahmed Jibril, ka qenë në krye të komplotit të vitit 1988 për të rrëzuar Pam Am 103, avion i cili shpërtheu 30 vjet më parë sot, nga një eksploziv i futur në një valixhe në vendin e bagazheve. Pretendimi i saj shton besueshmërinë e një teorie që ka ekzistuar për shumë kohë se Teherani e ka urdhëruar sulmin mbi fluturimin e drejtuar për në New York, i cili transportonte kryesisht civilë amerikanë, si shpagim pasi një raketë nga një anije e Flotës Amerikane qëlloi dhe rrëzoi fluturimin 655 të Iran Air pesë muaj më herët, duke vrarë 290 civilë.

    Burimi: Daily Mail

    • Ja se si protestat dhe grevat po çojnë drejt ndryshimit në Iran

    Çfarë kanë të përbashkët fermerët në Esfahan, të rinjtë e papunë në Rafsanjan, mësuesit dhe studentët në Hamadan, dhe viktimat e mashtrimeve financiare në Kerman? Po ta shohësh nga sipërfaqja, thjesht faktin që janë iranianë. Por ka një tjetër gjë të përbashkët: Të gjithë kanë organizuar protesta në të njëjtën ditë, 12 dhjetor. Raportimet mbi Iranin kanë tendencën të fokusohen në programin bërthamor të vendit apo në grindjet midis udhëheqësve të tij, ndërsa gama e gjerë e protestave që shpërthejnë rregullisht në mbarë vendin raportohet shumë rrallë.

    Burimi: Atlantic Council

    Burimi: Associated Press

    • Trump Falenderon Shqipërinë Për Përjashtimin e të Dërguarit të Iranit

    Presidenti amerikan Donald Trump ka falenderuar Shqipërinë për përjashtimin e ambasadorit iranian dhe të një diplomati tjetër për faktin që, siç dyshohet, janë marrë me veprimtari të paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shqipërisë. Letra e Trump drejtuar Kryeministrit shqiptar Edi Rama, me datën 14 dhjetor, e falenderon atë "për përpjekjet tuaja të patundura për të ngritur krye ndaj Iranit dhe për t’iu kundërvënë veprimtarive të tij destabilizuese dhe përpjekjeve për të heshtur disidentët në mbarë globin." Ambasada amerikane në Tiranë e ka publikuar letrën në faqen e saj në Facebook të enjten.

    Burimi: Associated Press

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.