Senatorët Paralajmërojnë Europën kundër Mospërfilljes ndaj Sanksioneve Amerikane mbi Iranin
Një grup senatorësh republikanë të enjten paralajmëruan kombet europiane të mos përpiqen t’i shkelin sanksionet amerikane ndaj Iranit të cilat do të rivendosen së shpejti pas tërheqjes së Presidentit Donald Trump nga një marrëveshje e rëndësishme bërthamore.
Ambasada Iraniane spiunon kundërshtarët, thotë Inteligjenca gjermane
26 korrik, 2018 – Regjimi iranian po përdor ambasadën e tij në Berlin për të spiunuar opozitën iraniane, sipas një raporti të nxjerrë nga shërbimi i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë (BfV). Garda Revolucionare e regjimit (IRGC) dhe krahu i saj i operacioneve të jashtme, Forca Quds, janë gjithashtu aktive në Gjermani, shton raporti i përvitshëm i BfV.
Sen. Graham: "Do ta mposhtim këtë regjim duke ndihmuar popullin iranian”
Shtetet e Bashkuara do të mbështesin popullin iranian për të rrëzuar regjimin e mullahëve, ka thënë Senatori Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, një anëtar i lartë i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe një ish-kandidat presidencial, më 25 korrik.
Këshilltari i Sigurisë i Trump Paralajmëron Iranin
Këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit Donald Trump ka dhene paralajmërim agresiv ndaj Iranit për të mos përdorur më gjuhë kërcënuese ndaj SHBA.
MTN e Afrikës së Jugut ka ndaluar bashkëpunimin me ofruesin iranian të shërbimit të rrjetit me fibër optike, Iranian Net.
Sipas kreut të Autoritetit Rregullator të Komunikimit të Iranit, Hossein Fallah, “Firma e huaj [MTN] nuk ka investuar në Iranian Net [siç kishte rënë dakord në një marrëveshje të mëparshme].”
Zyrtarët Amerikanë Paralajmërojnë për Sulme të Mundshme Kibernetike nga Irani
Hacker-ët iranianë kanë përgatitur terrenin për të realizuar sulme të mëdha kibernetike kundër kompanive private amerikane dhe europiane, paralajmërojnë zyrtarët amerikanë, sipas NBC News. Ndonëse ekspertët nuk besojnë se sulme të tilla mund të jenë të afërta, përgatitjet mund të mundësojnë sulme të tipit mohim-shërbimi mbi infrastrukturën, duke përfshirë rrjetet elektrike dhe impiantet e ujit, plus kompanitë e shëndetit dhe të teknologjisë në SHBA, Europë, dhe në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarët amerikanë në Forumin e Sigurisë Aspen 2018.
Njerëzit Protestojnë ndaj Situatës së Keqe të Ujit në Vahdatiyeh, Provinca Bushehr, Iran
Të premten, më 20 korrik, 2018, njerëzit në qytetin Vahdatiyeh, në provincën Bushehr, Iran, u mblodhën në protestë kundër mungesës së ujit dhe situatës së keqe të ujit në qytet.
Tubimi çoi në mbylljen e rrugës Fars-Bushehr dhe shkaktoi bllokim trafiku me makinat që mezi lëviznin përgjatë rrugës.
Avokatja e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, merr akuza të reja
Avokates së të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, i janë shtuar akuza të reja, ka informuar shtypin dhe median i shoqi i avokates, Reza Khandan.
Avokatja e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, u dërgua javën e shkuar në Degën 2 të Zyrës së Inspektimeve të Prokurorit të Evin për t’u informuar rreth akuzave të reja.
Reza Khandan tha se ka dy dosje për të në Gjykatë dhe akuza e saj e re është pjesëmarrja në “themelimin dhe menaxhimin e grupit të jashtëligjshëm LEGAM.” LEGAM është një fushatë e formuar nga një grup aktivistësh civilë në Iran për të hequr dënimin me vdekje.
Delegacioni i SHBA do të Takohet me Zyrtarët Turq mbi Sanksionet e Iranit
Një delegacion amerikan zyrtarësh të Thesarit dhe Departamentit të Shtetit do të takohet me autoritetet turke të premten për të diskutuar sanksionet mbi Iranin, tha një zyrtar nga ministria e jashtme turke.
Shefi i Bankës Europiane të Investimeve thotë se banka nuk mund të investojë në Iran
BRUKSEL – Kreu i Bankës Europiane të Investimeve tha të mërkurën se ai i mbështeste përpjekjet e Bashkimit Europian për të mbajtur gjallë paktin bërthamor të 2015-ës me Iranin por paralajmëroi se dhënia e huave Teheranit mund të rrezikojë bankën.
Trump Thotë se Irani Është i Trazuar që kur SHBA u Tërhoq nga Pakti Bërthamor
(AFP) – Presidenti amerikan Donald Trump pohoi të hënën se Irani po turbullohej nga trazira mbarëkombëtare që kur ai u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore dhe se Uashingtoni i mbështet protestuesit.
Zyrtari i regjimit iranian ia ka frikën ndryshimit të regjimit dhe rolit të MEK
15 korrik, 2018 - 2018 është një vit i veçantë dhe jemi në një kthesë shumë të rëndësishme në historinë tonë, ka thënë Gholamreza Jalali, shef i Organizatës së Mbrojtjes Civile të regjimit iranian.