• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 17 Shtator 2019, 18:29:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Punëtorët Iranianë të Ndërtimit Zhvillojnë Protestë Për Rrogat e Vonuara, Kushtet e Këqija të Punës

 

Të shtunën më 24 gusht, një grup punëtorësh ndërtimi nga Heavy Equipment Production Company (HEPCO) u mblodhën përpara zyrave qendrore të kompanisë në Arak dhe protestuan ndaj rrogave të papaguara, kushteve të kontratave dhe problemeve lidhur më sigurimin.

Punëtorët thanë: “Për shkak të rënies së prodhimit në 2019-ën dhe të paefektshmërisë së menaxherëve të zgjedhur nga Organizata e Privatizimit, jemi të shqetësuar për sigurinë e punës sonë.”

Punëtorët thanë se i kanë marrë rrogat vetëm për dy muajt e parë të këtij viti kalendarik pers, i cili ka nisur në mars.

Punëtorët i rifilluan protestat të dielën përpara zyrave vendore të parlamentit të regjimit në Arak.

HEPCO, i themeluar në vitin 1974, ka qenë dikur prodhuesi më i madh i pajisjeve të rënda të ndërtimit në Iran dhe në Lindjen e Mesme, dhe ka prodhuar 3,000 pajisje në vit. Por që kur erdhën në pushtet mullahët në Iran, kompania ka qenë në rënie të vazhdueshme. Në fund, kompania iu shit pronarëve privatë të lidhur me regjimin, gjë që e shtyu edhe më tej drejt shkatërrimit.

Punëtorët e HEPCO-s janë një nga komunitetet e shumta të punëtorëve që po protestojnë për vonesat e rrogave dhe kushtet e këqija të punës. Përgjigjja e regjimit ndaj protestave të punëtorëve deri tani ka përfshirë premtime boshe, shtypje e represion, dhe dënime të rënda me burg për organizuesit e protestave.

Protesta nga Njerëzit me aftësi të kufizuara në TEHeRAN

Një grup personash me aftësi të kufizuara kanë zhvilluar një demonstratë përpara zyrës së presidentit të regjimit iranian, Hassan Rouhani, sipas uebsitit të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK).

Demonstruesit, të cilët kishin ardhur në Teheran nga qytete të ndryshme, protestuan ndaj mos-veprimit nga ana e regjimit për ta implementuar ligjin në mbështetje të njerëzve me aftësi të kufizuara. Ky ligj është miratuar në vitin 2017, por deri tani, regjimi nuk e ka caktuar buxhetin e duhur për implementimin e tij.

File Photo

Protesta nga Investitorët e kompleksit tregtar në RASHT

Në Rasht, investitorët e Kompleksit Tregtar Adineh, i cili është i lidhur me shtetin, u mblodhën në protestë kundër mungesës së përgjigjes së regjimit ndaj kërkesave të tyre. Protestuesit kishin investuar në këtë kompleks duke i blerë njësitë e tij paraprakisht. Por kompleksi nuk është ndërtuar ende, dhe protestuesit kërkojnë që të ekspozohen rastet e mundshme të vjedhjeve dhe fajtorët.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.