• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

‘Shoqëria që Zien’ e Iranit Gati për të Shpërthyer – Intervistë e NCRI-së me Express

Iranianët detyrohen të shesin organet e trupit për të fituar bukën e gojës teksa regjimi i paligjshëm i Hassan Rouhani-t po e shtyn "shoqërinë që zien" poshtë kufirit të varfërisë, ka thënë për britaniken Express Hossein Abedini i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

Në një intervistë me Express.co.uk, të publikuar më 11 shtator 2019, z. Abedini tha se populli iranian detyrohet të shesë veshkat e organe të tjera të trupit për të mbijetuar ndërkohë që regjimi "diktatorial" i Iranit përpiqet ta përqendrojë vëmendjen tek konfliktet ndërkombëtare.

  1. Abedini paralajmëroi se "shoqëria që zien" e Iranit është gati për të shpërthyer si një vullkan dhe po e bën regjimin e Rouhani-t gjithnjë e më "të dobët brenda vendit".

Ai tha: “Brenda Iranit është një shoqëri që zien si vullkan dhe popullit i ka humbur krejtësisht durimi me këtë diktaturë.

“Ka patur demonstrata, populli iranian po vuan," tha ai.

“Irani është një vend shumë i pasur që shtrihet mbi një oqean nafte dhe ka rezervat e dyta më të mëdha të gazit në botë, pas Rusisë."

“Por 80 përqind e popullit iranian jeton nën kufirin e varfërisë."

“Dhe 30,000 prej tyre janë detyruar të shesin veshkat e organe të tjera të trupit për të mbijetuar, për bukën e gojës.”

  1. Abedini shtoi: “Regjimi po bën gjithë këto kërcënime sepse e ndien që është i dobët brenda vendit.

“Dhe duan të krijojnë kriza jashtë Iranit për të larguar vëmendjen.”

Anëtari i NCRI-së vuri në dukje gjithashtu se regjimi i Iranit i ka përdorur pengjet me shtetësi të dyfishtë si “avantazh” në pazarllëqet me Perëndimin, falë përqasjes "së dobët" të Bashkimit Europian kundër mullahëve.

Ai tha: “Çfarëdo që thotë regjimi nuk vjen nga një pozicion force. Po të shihnin fuqi dhe një aksion të fortë, një aksion të unifikuar, do të tërhiqeshin nga pozicioni i tyre. Eksperienca jonë me vite të tëra tregon se ky regjim është përballur me kriza të shumta brenda Iranit."

“Është thjesht një kërcënim bosh por ai është, sigurisht, një regjim terrorist kështu që e vetmja mënyrë për t’u përballur me të është të mos i bëhen lëshime të mëtejshme."

“Duhet të përballen me të me po aq forcë sa ç’thonë. Duhet të merren masa taktike."

“Sidomos futja e IRGC-së në një listë terroriste," shtoi ai, duke iu referuar Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit.

  1. Abedini tha se BE dhe qeveritë e shteteve të saj kanë "politika të dobëtaqë sjellin rezultate të padëshiruara" për sa i përket përballjes me regjimin e Iranit.

Të martën u shpall se regjimi iranian ka arrestuar dy gra britaniko-australiane dhe një burrë australian gjatë dy incidenteve të shkëputura, dhe treshja po mbahet aktualisht në një burg famëkeq në Teheran.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.