• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iranianët i Thonë Jo Rouhani-t për të Dytën Ditë Jashtë OKB-së

 

Mbështetësit iraniano-amerikanë të grupit kryesor të opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) u grumbulluan të mërkurën më 25 shtator për të dytën ditë në New York jashtë Kombeve të Bashkuara duke thirrur “Jo Rouhani-t” e duke shprehur kundërshtimin e tyre të plotë ndaj regjimit të mullahëve që sundojnë Iranin.

Demonstruesit kërkuan që OKB ta përjashtojë Presidentin e regjimit iranian Hassan Rouhani dhe delegacionin e mullahëve. Protestuesit e përshkruan Rouhani-n si përfaqësues të një regjimi luftënxitës që kryen numrin më të lartë në botë të ekzekutimeve per capita. Regjimi i Iranit e konsideron mbijetesën e tij si të kushtëzuar nga vazhdimësia e mbështetjes për terrorizmin, e shkeljeve të të drejtave njerëzore, e sulmimit të objekteve të naftës, piratërisë, dhe shantazhit bërthamor, deklaruan ata. Delegacioni i një shteti të tillë duhet të përjashtohet nga OKB menjëherë.

 

Protestuesit mbanin postera të ndryshëm ku theksohej se posti në OKB që mbahet aktualisht nga regjimi iranian duhet t’i jepet lëvizjes së Rezistencës demokratike të popullit iranian. Ata shtuan se duhet të njihet e drejta e popullit iranian për rezistencë dhe për ta përmbysur diktaturën çnjerëzore të mullahëve.

Të martën në tubimin ‘Liri për Iranin’ folën personalitete të spikatura amerikane si ish-Kryebashkiaku i New York-ut Rudy Giuliani, ish-senatorët amerikanë Joe Lieberman dhe Bob Torricelli, si dhe ish Zëvendës Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Jack Keane. Tubimi u organizua nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC).

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.