• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Punëtorët, Studentët dhe Sektorë të Tjerë të Shoqërisë Protestojnë në Mbarë Iranin

 

Protestat anti-regjim nga sektorë të ndryshëm shoqërorë po shtohen nëpër qytetet iraniane.

Të shtunën më 28 shtator u zhvilluan protesta nga punëtorët e fabrikës së sheqerit Haft Tapeh, studentët e mjekësisë në Teheran, investitorët e Kompanisë Thamen, investitorët e mashtruar të bankave Caspian dhe Ayandeh të cilat janë të lidhura me shtetin, ambientalistët në Tabriz dhe banorët e zemëruar të fshatit Yort Sheikhan të cilët vunë bllokada nëpër rrugë.

 

 

 

 

 

Tubimi i studentëve të Universitetit të Shkencave Mjekësore të Teheranit

Më 28 shtator, studentët e Universitetit të Shkencave Mjekësore “Beheshti” u grumbulluan jashtë Ministrisë së Shëndetit. Studentët protestuan kundër emërimit të Mirzaye Razzaz si president i Fakultetit të Ushqyerjes. Në të shkuarën, ai është marrë me shtypjen e lëvizjeve të studentëve; protestuesit kërkuan heqjen e tij.

Tubimi i banorëve të fshatit Yort Sheikhan

Në protestë ndaj mos-marrjes së masave nga autoritetet për vendosjen e pengesave për reduktimin e shpejtësisë në rrugën Gonbad – Kalaleh, banorët e fshatit Yort Sheikhan e bllokuan rrugën. Ky fshat ndodhet gjashtë kilometra larg Gonbad Kavoos në provincën Golestan. Popullsia atje nuk humb asnjë rast për ta shprehur zemërimin kundër sunduesve.

Protestë nga ambientalistët në distriktin Koujovar të Tabrizit

Ambientalistët e distriktit Koujovar të Tabrizit organizuan një marshim të premten më 27 shtator, në protestë ndaj mungesës së vëmendjes nga ana e autoriteteve lidhur me mjedisin dhe ndotjen e ajrit të Tabrizit, që shkaktohet nga industritë e mëdha kimike, rafineritë, industritë petrokimike, dhe fabrika Polinar si dhe shtimi i objekteve të tilla kohët e fundit. Distrikti Koujovar është një lagje historike e Tabrizit me një popullsi prej 6000 njerëzish në provincën e Azerbaixhanit Lindor në Iran.

 

Investitorët e shkatërruar të bankës Ayandeh, Thamen coin dhe institutit Caspian grumbullohen në Teheran

Të thirrur që më përpara, investitorët e mashtruar të Thamen Coin Company marshuan të shtunën më 28 shtator në protestë ndaj plaçkitjes së parave të tyre, para se të mblidheshin përpara Departamentit të Drejtësisë në Bulevardin Keshavarz në Teheran. Ata thërrisnin: “Çfarë është bërë me paratë tona në prapaskenë, ne jemi investitorët e mashtruar të Thamen, dhe nuk do t’i braktisim të drejtat tona.”

Protestues të ngjashëm që kanë investuar në bankën Ayandeh dhe institutin Caspian Credit, institute të lidhura me shtetin, kishin shpallur gjithashtu se do të zhvillonin një tubim të ngjashëm përpara Departamentit të Drejtësisë, por grupet u shpërndanë nga autoritetet ngaqë kishte një numër shumë të madh pjesëmarrësish.

 

Tubimi i punonjësve të Organizatës së Pylltarisë dhe Kullotave në Teheran

Një numër punonjësish të Organizatës së Pylltarisë dhe Kullotave u grumbulluan përpara parlamentit të regjimit për të protestuar kundër mos-marrjes së rrogave për muaj të tërë. Shumica e protestuesve janë të punësuar me paga poshtë minimumit të ligjshëm.

Punonjësit protestuan kundër mos-marrjes së rrogave të tyre për disa muaj nën kushtet e vështira ekonomike të këtyre muajve.

“Ndonëse pagesa e shumicës së punonjëve është poshtë pagesës që lejohet me ligj nga Ministria e Punës, këta punonjës të varfër detyrohen të presin disa muaj para se të paguhen,” tha një nga protestuesit i cili ka titull BS në Agrikulturë. “Kjo vjen në një kohë kur rinovimi i zyrës së re të presidentit të nderuar të Organizatës së Pylltarisë dhe Kullotave ka kushtuar disa qindra miliona.”

 

Tubimi përpara spitalit Khalij-e-Fars në Bushehr

Një tjetër protestë të enjten më 26 shtator ishte ajo e familjarëve dhe miqve të një 20-vjeçari të shpallur me vdekje të trurit për shkak të vonesave dhe mungesës së ndërhyrjeve kirurgjikale. Protestuesit mbanin pankarta ku lexohej “Harrojeni shërimin; thjesht mos vrisni,” “Khalij-e-Fars nuk është spital, është një fushë vrasjesh.”

I riu kishte pësuar aksident me makinë dhe njerëzit e kishin transferuar me kohë në spital, por mungesa e kirurgëve specialisë dhe paaftësia nga ana e punonjësve rezultuan në vdekjen e tij. Popullsia e konsideron këtë ngjarje të trishtë si rezultat të korrupsionit nga ana e njerëzve që kanë nën kontroll Ministrinë e Shëndetit.

 

Protestë nga punëtorët e Produkteve të Bulmetit Pajen në Nasimshahr  

Punëtorët e Produkteve të Bulmetit Pajen në Nasimshahr u grumbulluan përpara Zyrës së Menaxherit në protestë ndaj mungesës së përgjigjeve ndaj kërkesave të tyre.

E përmbytur në kriza të brendshme, ndërkombëtare e rajonale, diktatura mesjetare që ka pushtetin në Iran nuk ka asnjë zgjidhje për vështirësitë e popullit, përveç represionit.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.