• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Përditësim lidhur me Protestat në Lordegan: Regjimi Iranian Konfirmon Rolin Kyç të MEK-ut

Sipas lajmeve të fundit nga banorët e Lordeganit, regjimi iranian ka pozicionuar tanke në hyrje të qytetit, dhe agjentët e tij e patrullojnë vazhdimisht zonën. Regjimi ka frikë nga një kryengritje e mundshme, dhe zyrtarët kanë thënë se grupi kryesor i opozitës iraniane, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) qëndron prapa këtyre protestave.

Të dielën, banorët e qytetit Isfahan protestuan në solidaritet me kryengritjen e banorëve të Lordeganit.

Më 6 tetor, banorët e Lordeganit protestuan kundër pranisë së guvernatorit provincial të regjimit dhe kreut të Departamentit të Shëndetit të provincës Chaharmahal-Bakhtiari, dhe sulmuan automjetin e tyre.

Protestat u ndezën pas daljes së lajmeve që thoshin se të paktën 300 njerëz, duke përfshirë fëmijë, janë infektuar me HIV në Chaharmahal-Bakhtiari nga autoritetet e shëndetit përmes përdorimit të shiringave të kontaminuara.

Banorët e fshatit Chenar Mahmoud në Lordegan e konsiderojnë neglizhencën mjekësore në mbarë sistemin lokal të kujdesit shëndetësor si shkak të këtij shpërthimi të infeksioneve me HIV. Vendasit thonë se njerëzit janë infektuar me HIV përmes gjilpërave të përdorura nga organizata e shëndetit e këtij fshati për t’u testuar për diabet dy muaj më parë. Ky incident ka ndikuar edhe te banorët e fshatrave fqinje.

Më 5 tetor, mijëra banorë në Lordegan demonstruan kundër regjimit të mullahëve në mbështetje të banorëve të fshatit Chenar Mahmoudi. Të rinjtë e rebeluar i vunë flakën zyrës së përfaqësuesit të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei dhe Zyrës së Guvernatorit të Lordeganit, si dhe disa qendrave të tjera të regjimit.

Demonstrata nisi jashtë Zyrës së Guvernatorit dhe u përhap deri te zyra vendore e Departamentit të Shëndetit. Forcat e sigurisë i sulmuan protestuesit në të dyja këto vende. Protestuesit u mbrojtën duke hedhur gurë. Forcat shtypëse e goditën turmën me plumba dhe gaz lotsjellës për ta shpërndarë, duke plagosur një numër demonstruesish.

Protestuesit thërrisnin, “Poshtë diktatori,” “mos keni frikë, jemi të gjithë bashkë,” “as për Gazan as për Libanin, e jap jetën për Iranin,” dhe “zyrtar i paaftë, jep dorëheqjen.”

Në qytetin Jolfa në provincën e Azerbajxhanit Lindor, në veri-perëndim të Iranit, punonjësit e kompanisë lokale gazsjellëse u grumbulluan në solidaritet me banorët e Lordeganit. Këta punëtorë mbanin një poster të madh ku lexohej, “Chenar në Lordegan nuk është vetëm.”

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.