• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

IRAN: Forcat e Sigurisë Vrasin Protestuesin në Lordegan

Të shtunën më 5 tetor 2019, forcat shtypëse të regjimit iranian në Lordegan sulmuan banorët e këtij qyteti jugor, të cilët po protestonin kundër regjimit, dhe vranë njërin prej protestuesve, Saadatollah (Gharib) Mousavi. Z. Mousavi ishte banor i Bedelleh, një rrethinë e Lordeganit. Familja e tij dhe banorët do të zhvillojnë një ceremoni për varrimin e trupit të tij sot mbasdite në Lordegan.

Të shtunën, mijëra banorë zhvilluan demonstratë kundër regjimit të mullahëve në mbështetje të banorëve të fshatit Chenar Mahmoudi në provincën Chaharmahal-Bakhtiari. Të rinjtë e zemëruar i vunë flakën zyrës së përfaqësuesit të liderit suprem të regjimit Ali Khamenei dhe zyrës së guvernatorit të Lordegan, si dhe disa qendrave të tjera të regjimit. Forcat e sigurisë të regjimit sulmuan protestuesit, duke plagosur Saadatollah Mousavi-n dhe disa të tjerë.

Rezistenca Iraniane shpreh admirimin më të lartë dhe ngushëllimet e saj për banorët e guximshëm të Lordegan. I bëjmë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Këshillit të të Drejtave Njerëzore në OKB (UNHCR) dhe të gjitha organeve të tjera të lidhura me OKB-në që ta dënojnë fashizmin fetar që sundon Iranin për shtypjen brutale që u bën protestave popullore dhe veçanërisht asaj të banorëve të Lordeganit.   

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.