• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 21 Nentor 2019, 19:22:51.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iran: Fermerët e zemëruar protestojnë në Isfahan

https://english.mojahedin.org/i/iran-protests-isfahan-farmers-20191027

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 27 tetor 2019—Fermerët e distriktit Kharsagan në Isfahan të Iranit qendror, u grumbulluan në një tubim të shtunën më 26 tetor, duke protestuar ndaj planeve të zyrtarëve të regjimit iranian dhe njerëzve me ndikim në të, për ta transferuar ujin nga lumi Zayandeh Rud në drejtim të fabrikës së tyre të çelikut.

Protestuesit ia dolën të futeshin në oborrin e fabrikës së çelikut dhe të mësynin në zyrën e drejtorit. Zyrtarët e regjimit iranian dërguan në zonë njësi të policisë anti-rebelim për t’i shuar këto protesta.

Fermerët në provincën Isfahan kanë një histori të gjatë protestash ndaj autoriteteve të regjimit për të drejtat e tyre. Në nëntor 2018, fermerët në Gharneh të Isfahanit lindor, u mblodhën përpara stacionit të pompimit të ujit në Yazd, në protestë ndaj keqmenaxhimit nga qeveria të burimeve ujore. Vitet e fundit, politikat e korruptuara të regjimit iranian e kanë ndërprerë aksesin e duhur ndaj ujit për vaditje, duke u shkaktuar kështu shumë dëme fermerëve në Isfahan.

Protesta e së dielës u zhvillua përpara njërit prej stacioneve të pompimit të ujit që drejtohen nga IRGC. Ky stacion i kanalizon ujërat e Isfahanit drejt provincës fqinje Yazd për t’u shërbyer nevojave të disa kompanive të lidhura me regjimin.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.