• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 21 Nentor 2019, 19:22:51.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mbi 200 Protesta në Iran Gjatë Tetorit

Iran-Arak-Azarab

Shkruar nga Shahriar Kia më 07 nëntor 2019.

Në Iran gjatë tetorit ka patur 204 protesta në 59 qytete dhe 24 provinca të vendit, sipas raporteve nga Rezistenca Iraniane, gjë që nënkupton një mesatare prej shtatë protestash në ditië.

Si gjithmonë, do t’i shohim protestat sipas sektorëve. 

Punëtorët 

Ka patur 103 protesta nga punëtorët, në 29 qytete, zona tregtare, dhe industriale në 18 provinca. Kjo përbën një mesatare prej tre protestash në ditë. 

Protestat më të rëndësishme janë zhvilluar nga punëtorët e AzarAb Industries në Arak, të cilët kërkonin rrogat e tyre të papaguara si dhe që t’i jepet fund privatizimit i cili sipas tyre e ka shkatërruar biznesin. 

Dhjetëra punëtorë në protestë paqësore janë rrahur e arrestuar nga forcat e sigurisë, dhe fotot e plagëve të tyre janë shpërndarë kudo nëpër mediat sociale. Policia ka mësyrë madje edhe fabrikën ku ishin strehuar punëtorët, duke thyer dritaret e përparme, duke qëlluar me plumb kamerat e sigurisë, e duke i detyruar punëtorët të dilnin jashtë me anë të gazit lotsjellës.

Punëtorët e AzarAb gjatë protestave të tyre paqësore. Shumë prej tyre janë plagosur dhe fytyrat e trupat e tyre të përgjakur janë publikuar nëpër media sociale. Prokurori i Arak ka konfirmuar se 21 punëtorë të AzarAb janë arrestuar, por ky duhet konsideruar si minimumi. 

Në Shush, punëtorët e fabrikës së kallamsheqerit Haft Tappeh bënë grevë sërish për të kërkuar rimarrjen në punë të 20 punonjësve të pushuar nga puna, dhënien fund të përndjekjes së punëtorëve, dhe mos-privatizimin e kompanisë. 

Kreditorët e mashtruar 

Njerëz të mashtruar nga institucione të ndryshme kredie të lidhura me regjimin, duke përfshirë Institutin Caspian Credit, Institutin Samen al-Haj, dhe projektin e shtëpive Mehr, zhvilluan gjashtë protesta në katër qytete të tre provincave të vendit. 

Pensionistët 

Pensionistët mbajtën katër protesta në tre qytete e provinca për të kërkuar pagat dhe sigurimet e vonuara. 

Mësuesit 

Mësuesit mbajtën tre tubime në tre qytete e provinca. Në Lorestan, ata protestuan ndaj ndryshimeve në statusin e tyre të punës, ndërsa në Isfahan e Tabriz, kërkuan rrogat e vonuara.    

Tregtarët e pazareve 

Tregtarët e pazareve dhe pronarët e dyqaneve mbajtën tre protesta në Teheran për të protestuar ndaj direktivave të reja për tregun e aksioneve të cilat kanë rezultuar në humbje, si dhe ndaj monopolit të regjimit mbi tregun e telefonave celularë.

Studentët e universiteteve

Studentët e universiteteve kanë zhvilluar 12 protesta në tetë qytete e provinca për arsye të ndryshme, disa prej të cilave vijojnë më poshtë: 

  • Studentët e Universitetit Quchan të Inxhinierisë së Teknologjive të Avancuara zhvilluan një protestë tre ditore kundër pagesave të larta të shkollimit 
  • Studentët e Universitetit Khomeini kërkuan që t’i jepet fund ndarjes gjinore në kampus 
  • Studentët e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Teheranit mbajtën një protestë dy ditore pas helmimit të të paktën 70 studentëve nga ushqimi i mensës 
  • Studentët e Universitetit të Teheranit kërkuan që t’i jepet fund ndjekjes penale të studentëve aktivistë si dhe moslejimit të studentëve aktivistë për të vazhduar studimet 
  • Studentët e Universitetit Amirkabir të Teknologjisë protestuan ndaj pagesave të larta dhe korrupsionit në menaxhimin e universitetit 

Fermerët 

Fermerët mbajtën tetë protesta në katër provinca, kryesisht lidhur me të drejtat për ujin në Isfahan e Golestan. 

Të burgosurit 

Tetë të burgosur në gjashtë burgje e qytete nisën grevë urie për të protestuar ndaj: 

  • Mohimit të trajtimit mjekësor 
  • Kushteve të burgut 
  • Akuzave të padrejta  
  • Abuzimit nga autoritetet 
  • Mos-implementimit të urdhrave të lirimit 
  • Mohimit të liridaljes 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.