• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 05 Dhjetor 2019, 17:48:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iran, Pavarësisht Shtypjes, Protestat Vazhdojnë

Pas shtatë ditëve protesta në Iran dhe shtypjes gjakatare mbi protestuesit, regjimi i mullahëve vazhdon të pretendojë se protestat janë shuar.

"E kemi zmbrapsur armikun në arenën ushtarake. E kemi zmbrapsur armikun në luftën politike," tha Ali Khamenei, lideri suprem i regjimit, në një fjalim të transmetuar në televionin shtetëror të martën, duke shtuar se trazirat nuk kanë qenë rezultat i një lëvizjeje popullore.

"Veprimet e ditëve të fundit ishin çështje sigurie, jo nga populli," tha ai. "E kemi zmbrapsur armikun."

Deklaratat e Khamenei-t erdhën në të njëjtën ditë kur e përditshmja Keyhan, e njohur si zëdhënësja e liderit suprem, shkroi se ata që i kanë udhëhequr protestat do të ekzekutohen me varje.

 “Disa raporte thonë se drejtësia e konsideron ekzekutimin me varje për liderët e trazirave si një ndëshkim të sigurtë,” lexon artikulli.

Gjithashtu, një ditë para kësaj, Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC), në një deklaratë, kërcënoi demonstruesit anti-qeveritarë.

Sot Bashkimi Europian e nxiti regjimin iranian që të shfaqë "vetëpërmbajtje maksimale në trajtimin e protestave” dhe t’i japë fund dhunës.

Një zëdhënëse e BE-së shprehu ngushëllime për familjet e të vdekurve dhe bëri thirrje për dialog për zbutjen e tensioneve.

"Ne presim nga forcat e sigurisë të Iranit që të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale në trajtimin e protestave dhe nga protestuesit që të zhvillojnë demonstrata paqësore. Çdo formë dhune është e papranueshme," tha Maja Kocijancic në një deklaratë.

"Të drejtat për liri shprehjeje dhe mbledhjeje duhet të garantohen."

Ajo shtoi se BE pret nga autoritetet iraniane që ta riaktivizojnë komunikimin dhe t’i japin fund bllokimit pothuajse të plotë të internetit, gjendje që nisi në fundjavë.

Amnesty International tha se mbi 100 demonstrues besohet të jenë vrarë në Iran që kur forcat e sigurisë morën urdhrin t’i "shtypin" protestat. Amnesty tha më vonë se numri i vërtetë i vdekjeve mund shkojë deri në 200.

David Kaye, Raportuesi Special i OKB-së për Promovimin dhe Mbrojtjen e së Drejtës për Liri Opinioni dhe Shprehjeje, tha për CNN se impakti i bllokimit të internetit e bën jashtëzakonisht të vështirë ta dijmë se me çfarë po përballen aktualisht qytetarët në Iran.

Kaye shtoi, "Komuniteti ndërkombëtar duhet të thotë: mbajeni internetin të lidhur, mos i shtypni protestat paqësore, përdorni vetëm mënyra të pranueshme për t’i trajtuar ato, dhe sigurohuni që të gjitha përgjigjet tuaja ndaj protestuesve t’i përmbushin standardet ndërkombëtare të të drejtave njerëzore."

Të mërkurën, OKB nxori një deklaratë ku i kërkonte regjimit ta rivendoste lidhjen me internetin.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.