• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 05 Dhjetor 2019, 17:48:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mbi 300 të Vrarë, 4,000 të Plagosur dhe 10,000 të Arrestuar Gjatë Kryengritjes në Iran

Protestuesit ndezin zjarre për të bllokuar rrugët dhe krijuar pengesa për forcat e sigurisë-Nëntor 2019

Kryengritja në Iran – Nr. 30

Znj. Rajavi nxit OKB-në të dërgojë misione hetuese në Iran

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka shpallur se fashizmi fetar që sundon Iranin ka vrarë mbi 300 protestues në qytete të ndryshme të vendit.

Numri i martirëve është shumë më i lartë dhe regjimi po përpiqet t’i fshehë përmasat e krimeve të tij të tmerrshme. Trupat e shumë martirëve janë hequr kolektivisht nga spitalet apo nga vendi i martirizimit të tyre dhe janë marrë nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e forca të tjera shtypëse për t’u çuar në vende të panjohura.

Numri i të plagosurve gjatë kryengritjes mbarëkombëtare ka shkuar përtej 4,000 dhe numri i të arrestuarve nga regjimi që nga nisja e kryengritjes e deri më sot në 165 qytete ka tejkaluar 10,000. Vala e arrestimeve po vazhdon dhe lajmet e statistikat rreth tyre po zbulohen gradualisht. Burgjet e Teheranit, si Evin dhe Fashafooyeh, janë përmbytur nga të arrestuarit dhe po përballen me mungesa ekstreme të hapësirave. Situata është edhe më e keqe në disa qytete të tjera dhe të burgosurit po mbahen në vende që i përkasin IRGC-së, Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) dhe qeverisë.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar masakrimin e protestuesve si një rast të dukshëm krimesh kundër njerëzimit. Ajo ka nxitur Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, qeveritë dhe komunitetin ndërkombëtar që të bëjnë të mundur ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve e shtypjes dhe të sigurojnë lirimin e të arrestuarve. Ajo theksoi se, meqë të arrestuarit janë në rrezik për t’u torturuar e ekzekutuar, OKB duhet të dërgojë menjëherë në Iran misione hetimore dhe të gjetjes së fakteve. Znj. Rajavi shtoi se liderët e këtij regjimi duhet të përballen me drejtësinë për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit. Heshtja dhe mosveprimi përballë krimeve kundër njerëzimit, tha ajo, janë jo vetëm shkelje e konventave, ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare, por gjithashtu i trimërojnë mullahët për të vazhduar me këto mizori kundër popullit iranian dhe për t’i përhapur ato më gjerë në rajon.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

23 nëntor 2019

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.