• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 05 Dhjetor 2019, 17:48:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

NCRI-SHBA Zbulon Detaje të Reja rreth Protestave në Iran

Konferencë për shtyp e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit- Zyra në SHBA, zbulohen detaje të reja lidhur me Protestat e Iranit- 26 nëntor 2019- Uashington D.C.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Uashington, DC më 26 nëntor 2019 u bë publik një raport 60-faqësh me detaje rreth aspekteve të ndryshme të kryengritjes 11 ditore në Iran e cila ka përfshirë 176 qytete, lista me emrat e 154 protestuesve të vrarë, si dhe emrat e komandantëve të lartë të IRGC-së dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në shtypjen gjakatare të protestave.

Rreth 450 protestues janë vrarë, 4,000 janë plagosur dhe 10,000 janë arrestuar.

Përfaqësuesja e NCRI-së në SHBA, znj. Soona Samsami, foli rreth aspekteve të ndryshme të kryengritjes, duke theksuar se ajo shënon një pikë kthese në betejën për të përmbysur teokracinë që sundon Iranin. Ajo shtoi se regjimi i mullahëve ka ngecur në një rrugë qorre dhe po përballet me krizën e përmbysjes, dhe si rezultat, e ka gjetur zgjidhjen e vetme në shtypje e vrasje. Duke dhënë urdhër për vrasjen mizore të protestuesve, Khamenei e ka përshpejtuar procesin e rrëzimit të regjimit të tij, tha znj. Samsami, duke vënë në dukje se edhe Hassan Rouhani e ka lënë mënjanë pozën e tij të moderuar të kohës së zgjedhjeve dhe ka kërkuar shtypjen e popullit. ”Kjo është taktika e përbashkët e Khamenei-t, Rouhani-t dhe liderëve të tjerë të regjimit. Ata ndodhen të gjithë së bashku në një anije që po mbytet.”

Pas fjalimit të saj u shfaq një klip i shkurtër i kryengritjes në qytete të ndryshme të Iranit.

Në përmbyllje të komenteve të saj, znj. Samsami solli në kujtesë pikat kryesore të artikuluara nga Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, znj. Maryam Rajavi, e cila ka thënë,

  • Krimet e kryera nga regjimi iranian kundër popullit tonë janë pa asnjë dyshim krime kundër njerëzimit. Qeveritë botërore dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve e arrestimeve.
  • UNSC duhet t’i deklarojë liderët e regjimit si kriminelë që kanë kryer krime kundër njerëzimit. Ata duhet të përballen me drejtësinë për këtë shtypje e gjakderdhje masive.
  • Komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu ta dënojë fuqishëm terrorizmin e mullahëve lidhur me internetin dhe ta ndihmojë popullin e Iranit për ta kapërcyer këtë bllokim.
  • Regjimi klerikal po bën çdo përpjekje dhe po përdor çdo mënyrë të mundshme për ta fshehur numrin e vërtetë të martirëve. Kombet e Bashkuara duhet të dërgojnë menjëherë në Iran misione të gjetjes së fakteve për të hetuar lidhur me numrin e të vrarëve, të plagosurve dhe të burgosurve.

Zëvendës Drejtori i zyrës së NCRI-së në SHBA, Alireza Jaffarzadeh, shpjegoi se shpejtësia me të cilën janë përhapur protestat në qytete të ndryshme, të gjitha me slogane të ngjashme politike kundër regjimit në tërësi, tregon potencialin e shoqërisë iraniane për ndryshim regjimi.

“Sjellja që mbizotëron tek protestuesit është radikalizuar në ekstrem,” tha Jaffarzadeh.

“Gjatë kryengritjes së 2017-ës pati vetëm 50 sulme ndaj qendrave të regjimt. Këtë herë, duket se janë marrë në shënjestër mijëra godina të lidhura me regjimin.”

As masat shtypëse të përdorura në këtë ngjarje nuk mund të krahasohen me ato që janë përdorur gjatë kryengritjeve të 2009-ës dhe 2017-ës, tha ai.

Një aspekt unik i kësaj kryengritjeje ishte ndërhyrja e menjëhershme nga Lideri Suprem i regjimti, Ali Khamenei, tha Jafarzadeh. Ai shpalli se regjimi nuk do të tërhiqej nga rritja e çmimit të benzinës dhe u dha urdhër forcave të tij t’i shtypin brutalisht protestat.

Jaffarzadeh vuri në dukje ndikimin në rritje të njësive të rezistencës të MEK-ut në këtë kryengritje, krahasuar me rolin e tyre në 2017-ën, kur ato ishin “në fillimet e tyre dhe sapo kishin nisur me veprimtaritë e tyre.”

Një tjetër aspekt i  rëndësishëm sipas NCRI-së ishte fakti se kryengritja shpërtheu pikërisht atëherë kur regjimit i duhej të përballej me goditje madhore ndaj ndërhyrjeve të tij në Irak e Liban, ndërhyrje të cilat regjimi i konsideron si “thellësinë e tij strategjike.”

Jaffarzadeh konkludoi se strategjia e “Njësive të rezistencës dhe qyteteve të rebeluara” e shpallur nga udhëheqësja e Rezistencës disa vite përpara kryengritjes së 2017-ës ka vërtetuar efektshmërinë dhe ligjitimitetin e vet. Protestat kanë demonstruar jo vetëm dëshirën e popullit iranian për ndryshim por edhe një manifestim të fortë të faktit se politika e rreptë e SHBA-së mbi Iranin, duke përfshirë vënien e sanksioneve, nuk ka bërë që populli të mbajë anën e regjimit. Protestat tregojnë se zemërimi i popullit është në drejtim të regjimit si burimi i vetëm i vuajtjes së tij.

NCRI bëri thirrje për dërgimin e misioneve hetimore në Iran për të vlerësuar shkallën e krimeve dhe për të shqyrtuar rastet e të vrarëve, të plagosurve dhe/ ose të arrestuarve.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.