• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 05 Dhjetor 2019, 17:48:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Përfaqësuesi Politik i IRGC-së: Përmasat e kryengritjes së fundit më të mëdha se të rebelimeve të 2009-ës, 2018-ës. Ka patur përplasje në 110 zona të Provincës Isfahan

Kryengritja në Iran – Nr. 39

Udhëheqësi i Lutjeve të së Premtes në Teheran: Ka patur planifikim të rrezikshëm. Ata kanë bërë luftë me Zotin dhe Drejtësia duhet të veprojë me shpejtësi

Duke folur në grumbullimin e lutjeve të së premtes në Teheran, udhëheqësi i lutjeve Ali Akbari shprehu panik lidhur me përmasat e gjera të kryengritjes së popullit iranian.

“Ky episod përfshin një planifikim shumë të rrezikshëm. Ata kanë shpenzuar shumë para, kanë ofruar trajnime të përpikëta dhe mbështetje logjistike. Kjo ka qenë, sipas vetë fjalëve të tyre, rezultat i dy viteve pune të madhe organizative, me identifikim [të shënjestrave], trajnim, pajisje dhe armatosje… Ka qenë një konspiracion shumë i rrezikshëm dhe i planifikuar,” tha ai. Duke kërkuar që protestuesit të ekzekutohen, Akbari shtoi, “Dënimi për bërjen e luftës kundër Zotit [ekzekutimi] – kulmi i ndëshkimeve islamike – po merret në konsideratë për këta njerëz…. Drejtësia duhet t’i arrestojë këta njerëz dhe të veprojë me shpejtësi.”

Në një tjetër zhvillim, Yadollah Javani, Përfaqësuesi Politik i IRGC-së, tha, “Këto incidente, kaq të përhapura e me përmasa të tilla, janë të paprecedent në historinë 40-vjeçare të Revolucionit Islamik. Ajo që ndodhi ditët e fundit të Aban (mesit të nëntorit) ishte një fenomen i përhapur gjerë e i ri. Ndonëse kemi parë incidente të ngjashme, si sulmimi dhe djegia e bazave të Bassij, bankave e qendrave qeveritare gjatë revoltave të 2009-ës dhe 2018-ës, ato kanë qenë gjithsesi shumë më të vogla sesa këto incidente të fundit. Ngjarjet e së shtunës dhe të dielës ishin të përmasave të mëdha dhe vazhduan në 29 provinca e qindra qytete. Isfahani ishte një nga provincat ku protestat dhe përplasjet u zhvilluan në 110 zona. Për sa i përket tubimeve, Isfahani vjen i treti pas provincave Fars dhe Teheran.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

30 nëntor 2019

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.