• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 05 Dhjetor 2019, 17:48:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Protestat në Iran: Numri i Arrestimeve në Kryengritjen e Iranit Shkon Mbi 12,000.

Vala e arrestimeve vazhdon

Thirrje Urgjente për Lirimin e të Burgosurve, Dërgimin  e Misioneve për të Vizituar të Arrestuarit dhe për të Parandaluar Torturimin e Ekzekutimin e Tyre

I tmerruar nga vazhdimi i kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian, regjimi i mullahëve po e vazhdon valën e gjerë të arrestimeve në mbarë vendin. Numri i të arrestuarve që nga fillimi i kryengritjes ka shkuar në mbi 12,000. Kaq shumë njerëz po arrestohen, saqë burgjet janë mbushur përtej kapacitetit me të arrestuar, dhe një numër i madh i të arrestuarve po mbahen në godina qeveritare, madje edhe në shkolla fillore.

Sipas mediave shtetërore, zyrtarët e regjimit kanë raportuar arrestimin e 1,000 njerëzve në shtatë provinca vetëm gjatë dy ditëve të fundit. Më 30 nëntor, Mohammad Javad Kolivand, deputet i Majlis (Parlamentit) nga Karaj dhe kryetar i Komitetit të Brendshëm të tij, foli për mbi 400 arrestime në Provincën Alborz. Komandanti i Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) në Provincën Hormozgan raportoi arrestimin e 31 “udhëheqësve kryesorë në hapësirën kibernetike”, dhe komandanti i SSF në Azerbaixhanin Lindor foli për arrestimin e 48 “aktorëve kryesorë” dhe 22 “sabotatorëve” në kryengritje.

Më 1 dhjetor, komandantët e SSF-së raportuan arrestimin e 240 “liderëve” të protestave në Kermanshah, 97 në Pardis, 50 në Teheran, 25 në Kurdistan, 32 në Isfahan dhe 26 në Najafabad e Yazdanshahr.

Numri i arrestimeve ditore në mbarë vendin është shumë më i madh. Shifrave të dhëna nga SFF duhet t’u shtohen edhe arrestimet e bëra nga Ministria e Inteligjencës, IRGC dhe Organizata e saj e Inteligjencës, dhe agjenci të tjera shtypëse. Kjo ndërkohë që diktatura fetare në pushtet përpiqet ta fshehë numrin e vërtetë të të vrarëve e të arrestuarve.

Duke i përshkruar të arrestuarit si njerëz që kanë bërë luftë me Zotin dhe janë rebelë, zyrtarët e regjimit po përgatisin terrenin për ekzekutimin e tyre.

Meqë shumë prej të burgosurve gjenden përballë torturës dhe ekzekutimit, znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka bërë thirrje sërish Këshillit të Sigurisë të Kombveve të Bashkuara, Sekretarit të Përgjithshëm, Këshillit të të Drejtave Njerëzore dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, si dhe BE-së e shteteve anëtare të saj që të marrin masa të menjëhershme për t’i ndaluar vrasjet dhe shtypjen nga regjimi iranian. Ajo i ka bërë thirrje OKB-së të dërgojë misione të gjetjes së fakteve për të vizituar burgjet dhe të burgosurit. Heshtja dhe mosveprimi përballë këtyre krimeve kundër njerëzimit vetëm sa i trimëron mullahët që të vazhdojnë me vrasjet, torturën dhe ekzekutimet, shton ajo.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

2 dhjetor 2019

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.