• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 22 Tetor 2019, 16:07:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Zëvendës Presidenti Mike Pence Thotë se SHBA Nuk do të Tundet nga Strategjia e Presionit Maksimal mbi Regjimin Iranian

Shtetet e Bashkuara nuk do të tunden nga rruga e presionit maksimal kundër regjimit iranian, tha të hënën Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence, mes rritjes së tensioneve dhe shpleksjes së paktit bërthamor të negociuar nga SHBA midis regjimit dhe fuqive botërore.

Zëvendës Presidenti Pence u betua se SHBA "nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë një armë bërthamore."

Duke përsëritur komentet e bëra vazhdimisht nga Presidenti Donald Trump, Pence tha se pakti ndërkombëtar thjesht e ka vonuar marrjen e një arme bërthamore nga regjimi i Iranit për "afërsisht një dekadë" dhe i ka dhuruar biliona në lehtësime ekonomike, të cilat regjimi mund t’i përdorë për sulme terroriste.

Që kur SHBA u tërhoq nga pakti bërthamor i 2015-ës më shumë se një vit më parë, administrata i ka rivendosur sanksionet paralizuese mbi regjimin dhe e ka etiketuar Gardën e tij Revolucionare (IRGC) si organizatë të huaj terroriste.

"Irani duhet të zgjedhë midis përkujdesjes për popullin e vet nga njëra anë, dhe vazhdimit të financimit të proksive të tij që përhapin dhunë e terrorizëm në mbarë rajonin dhe transmetojnë urrejtje gjakatare kundër Izraelit, nga ana tjetër," tha Pence.

Pence tha se veprimet e SHBA-së kanë patur sukses në "ndërprerjen" e aftësisë së regjimit iranian për të mbështetur terrorizmin në Lindjen e Mesme, por e akuzoi gjithashtu regjimin se e ka shtuar "veprimtarinë malinje dhe dhunën në rajon" gjatë muajve të fundit.

Javët e fundit, tensionet në rajon janë rritur pas sulmimit të cisternave të naftës pranë Ngushticës së Hormuzit dhe rrëzimit të një droni survejimi pa pilot të ushtrisë amerikane nga regjimi i Iranit në ujërat ndërkombëtare. Rrëzimi i dronit çoi gati në një sulm ushtarak të SHBA-së kundër regjimit; por ky sulm u anullua nga Presidenti Trump.

SHBA ka dërguar mijëra trupa, një aeroplanmbajtëse, dhe avionë luftarakë në Lindjen e Mesme.

"Që të jemi të qartë," tha Zëvendës Presidenti Pence. 'Irani nuk duhet ta ngatërrojë vetëpërmbajtjen amerikane me një mungesë të vendosmërisë amerikane."

"Shpresojmë për më të mirën, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtria jonë janë të përgatitura për të mbrojtur interesat tona si dhe për të mbrojtur personelin dhe shtetasit tanë në rajon," tha Pence.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.