• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 18 Korrik 2019, 17:58:09.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Grupi Kryesor Disident Iranian MEK Krijon 'Bazën' e Re në Shqipëri - Washington Times

Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari më 13 korrik 2019.

Grupi më i madh opozitar i Iranit, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (Mujahedin-e Khalq, PMOI ose MEK) do ta hapë bazën e saj të re përpara botës të shtunën me gazetarë, mbështetës dhe mbi 300 figura politike ndërkombëtare mes atyre që priten ta vizitojnë Ashraf-3 rreth 30 milje larg kryeqytetit shqiptar, ka raportuar Washington Times të premten, më 12 korrik 2019.

Washington Times thotë se kjo lëvizje mbart një simbolizëm të veçantë ndërkohë që regjimi i Iranit në Teheran përballet me probleme gjithnjë e më të mëdha brenda dhe jashtë vendit, ekonomia dështon, tensionet rriten me SHBA-në, dhe vendet europiane e kanë të vështirë t’i përmbushin premtimet e tregtisë dhe investimeve përballë sanksioneve të reja të ashpra nga administrata Trump.

Puna në kompleksin Ashraf-3 nisi në vitin 2016, pasi grupi disident Mujahedin-e Khalq, i njohur si MEK – ky grup paraqitet si forca kryesore opozitare e Iranit dhe zëri më i rëndësishëm për një qeveri të re demokratike në Teheran – u nxor jashtë dy shtëpive të tij të mëparshme, fillimisht nga Kampi Ashraf në Irak e më pas nga Kampi Liberty i Irakut, të cilit banorët i referoheshin si Ashraf-2, shkruan Washington Times.

Puna vazhdon ende, por Ashraf-3 i ngjan tashmë një qyteti të vogël e të mbrojtur mirë — vendbanim i mbi 3,000 mbështetësve, i kompletuar me parqe, salla konferencash, restorante, dhe pishina, thotë raporti.

Artikulli shton:

Mes amerikanëve që do të jenë prezent për evenimentin e së shtunës janë: Ish-Kryebashkiaku i New York City Rudy Giuliani, këshilltar ligjor i z. Trump; Përfaqësuesi Lance Gooden, republikan nga Teksasi; ish-kandidati për zëvendës president dhe Senator Joe Lieberman; ish-Guvernator i New Mexico dhe sekretari amerikan i energjisë Bill Richardson; si dhe Gjeneralët e lartë tashmë në pension, James Conway, George Casey dhe David Phillips.

Figurat e tjera të rëndësishme në listën e të ftuarve përfshijnë ish-Kryeministrin kanadez Stephen Harper, ish-Ministrin e Jashtëm francez Bernard Kouchner, dhe Sid Ahmed Ghozali, ish-kryeministër i Agjerisë.

MEK ka organizuar evente të ngjashme në të shkuarën — nga viti 2004 deri në 2018-ën, eventet janë zhvilluar në Paris — por organizatorët thonë se mbledhja e këtij viti është veçanërisht e rëndësishme pasi është hera e parë që do të zhvillohet në banesat e vetë MEK-ut. Tani e tutje pritet që mbledhjet e përvitshme të mbështetësve të organizohen në Ashraf-3.

“Është shumë e rëndësishme që kaq shumë personalitete nga të dyja anët e Atlantikut si dhe nga Lindja e Mesme e pjesë të tjera të botës do të vijnë për të shprehur mbështetje për punën që po bën MEK,” tha Ali Safavi, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së dhe president i Kërkimit të Politikave mbi Lindjen e Afërt, që ofron konsulencë politike. “Duam të tregojmë forcën tonë ndërkohë që bota po e humbet durimin me regjimin aktual në Iran.”

Washington Times shton: MEK është themeluar mbi 50 vite më parë kur disa grupe studentore u bashkuan për t’iu kundërvënë shahut iranian.

Në një intervistë televizive nga Shqipëria të enjten, z. Giuliani e quajti kompleksin e ri në Shqipëri “epiqendra e re e rezistencës iraniane.”

Takimi i së shtunës vjen në një kohë tensionesh të rritura në mënyrë dramatike midis Iranit dhe Perëndimit. Muajin e shkuar, forcat e regjimit iranian rrëzuan një dron amerikan survejimi, dhe Presidenti Trump miratoi një sulm shpagimi kundër Iranit para se të tërhiqej në çastin e fundit.

Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar tha se anijet iraniane kanë tentuar të bllokojnë një cisternë britanike tek kalonte pranë ujërave iraniane në Ngushticën e Hormuzit, siç duket në përgjigje ndaj kapjes nga forcat detare mbretërore britanike të një cisterne tjetër që dyshohet se po dërgonte naftë iraniane në Siri në shkelje të sanksioneve kundër atij vendi. Anijet e regjimit iranian në Ngushticën e Hormuzit u tërhoqën mbrapsht vetëm pas afrimit të një luftanijeje të Flotës Mbretërore.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.