• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 15 Tetor 2019, 21:08:33.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

MEK Zotohet ta Çojë Përpara Betejën Kundër Regjimit Iranian nga Baza e Ashraf-3 në Shqipëri - Washington Times

Grupi më i madh opozitar i Iranit, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin e Khalq, ose MEK), ia hapi botës të shtunën dyert e bazës së re qendrore të tij me një valë lëvdatash nga udhëheqës politikë si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, të cilët kishin ardhur nga gati 50 vende dhe të gjithë entuziastë për këtë grup dhe qëllimet e tij, shkroi të dielën Washington Times.

Komuniteti i Ashraf-3, i pambaruar ende plotësisht, shtrihet mbi një sipërfaqe të madhe që deri para 30 muajsh ishte tokë bujqësore. Ndodhet afërsisht në gjysmë të rrugës nga kryeqyteti shqitptar Tirana drejt bregdetit adriatik, thotë raporti.

"Vendbanim i më shumë se 3,000 disidentëve iranianë të Mujahedeen-e-Khalq, të njohur më mirë si MEK, Ashraf-3 është tepër i ri për t’u shfaqur nëpër harta. Çimentoja ishte ende në tharje e sipër rreth rrëzës së disa posteve të flamurëve, dhe punëtorët ishin duke lyer parmakët e një ure në kohën e mbërritjes së më shumë se 350 personaliteteve nga 47 vende të botës," shkruan gazeta, duke shtuar: "Ky tubim ishte eventi i 15-të 'Free Iran' i MEK por i pari në Shqipëri. Nga viti 2004 deri në 2018-ën, ky event është organizuar në Paris."

“E shohim faktin që kaq shumë udhëheqës erdhën në shtëpinë tonë kaq larg nga ku banojnë ata, si një dëshmi të mbështetjes ndërkombëtare që ekziston për MEK-un dhe të besimit që kanë në atë çfarë ne duam të arrijmë,” tha Mohammad Mohaddessin, kryetar i komitetit të punëve të jashtme në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një koalicion që përfshin MEK-un.

Dy temat kryesore në komentet e dhjetëra folësve ishin lëvdatat për ndërtimin e Ashraf-3 dhe organizimin e eventit, si dhe dëshira për ta parë të rrëzuar regjimin iranian, shkruan Washington Times.

Ndryshimi i regjimit në Iran është qëllimi kryesor i MEK, thotë raporti, duke vënë në dukje se opozita demokrtatike iraniane ka për qëllim hyjë në boshllëkun e krijuar nga një rrëzim i regjimit iranian vetëm për aq kohë sa të nevojitet për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe për të themeluar një shtet laik.

"Sipas këtij plani, Maryam Rajavi do të merrte detyrën si presidente e zgjedhur deri në zhvillimin e zgjedhjeve," shkruan The Washington Times, duke vënë në dukje se ajo ishte folësja kryesore e këtij evenimenti.

Washington Times shton se komentet e znj. Rajavi ndërpriteshin vazhdimisht nga thirrje të forta “Iran! Maryam! Liri!” dhe “Nga Ashraf në Teheran, do të luftojmë deri në fund!”

Raporti vazhdon më tej:

Por në hapje të fjalimit të saj, Znj. Rajavi mbështeti Presidentin Trump, i cili ka ndihmuar në ngritjen e profilit të MEK pas tërheqjës nga pakti bërthamor i Iranit vitin e shkuar.

“llogaritjet e Iranit janë se operacionet terroriste dhe nxitja e konflikteve në vendet e rajonit nuk do t’u kushtojnë edhe aq shumë, të paktën deri në zgjedhjet presidenciale të radhës në SHBA,” tha ajo. “Ata thonë me vete: ‘Të presim edhe 16 muaj dhe ndoshta SHBA do të ketë një president të ri nga i cili do të mund të fitojmë po ato lëshime të mëdha që merrnim nga pakti bërthamor.’”

Ajo tha se kjo strategji do të dështojë përballë përpjekjeve të MEK. “Nuk do ta braktisim kurrë betejën tonë,” tha znj. Rajavi.

Ish-Kryebashkiaku i New York City, Rudolph W. Giuliani, i cili është këshilltar ligjor i z. Trump, ka qenë pjesëmarrës në shumicën e organizimeve të këtij eventi të MEK në Paris. Ai tha se ndiente “një lloj optimizmi në Ashraf-3 që nuk e ka ndierë kurrë në Paris” dhe se mbështetja për MEK duhet të jetë një konkluzion i thjeshtë për njerëzit në mbarë botën.

“Kjo nuk është një zgjedhje për sa i përket rrëzimit të një diktatori kur nuk e dimë nëse do të zëvendësohet nga një udhëheqës edhe më i tmerrshëm,” tha z. Giuliani. “Është një zgjedhje për sa i përket njërit prej sponsorve më të tmerrshëm të terrorizmit në botë në regjimin aktual të Iranit, dhe e kemi MEK-un gati për të marrë frenat.”

Joseph Lieberman, ish-senator dhe kandidati demokrat për zëvendës-president në vitin 2000, tha, “Ju nuk përfaqësoni thjesht një alternativë ndaj mullahëve iranianë. Ju përfaqësoni alternativën e duhur.”

Washington Times theksoi gjithashtu se zyrtarët iranianë "e kanë marrë në shënjestër MEK-un në një shkallë masive. Ashraf-3 përfshin një muzeum me detaje rreth torturimit dhe vdekjes së 120,000 mbështetësve të MEK. Në vitin 2015, Irani lëshoi një sulm me 40 raketa kundër Ashraf-2, vendbanimit të mëparshëm të MEK në Irak, duke lënë 24 të vdekur. Vitin e shkuar në Ashraf-3 u parandalua një sulm me bombë në një makinë para se të shpërthenin eksplozivët."

Raporti shton:

Pavarësisht rreziqeve, motrat Forough dhe Hejrat Moezzi, përkatësisht 30 dhe 31 vjeç, thonë se Ashraf-3 është vendi i parë ku ndihen si në shtëpi që kur u larguan nga Irani para 12 vitesh. Të dyja kanë qenë banore të Ashraf-1 dhe Ashraf-2 në Irak.

“Ky është vendi më i mirë deri tani sepse këtu ndihemi të sigurta,” tha Forough. “E di se do të qëndrojmë këtu deri kur të mund të kthehemi në vendin tonë.”

Hejrat tha se është një nder i veçantë që personalitetet ndërkombëtare kanë ardhur në Ashraf-3. “Këta janë njerëz që na kanë qëndruar pranë për kaq shumë vite,” tha ajo. “Është e mrekullueshme të kemi mundësinë t’i mirëpresim në shtëpinë tonë.”

Ashraf-3, shtëpia e parë e MEK-ëve jashtë Lindjes së Mesme, është ndërtuar në Shqipëri sepse ky vend ishte një nga të paktët që ofruan strehim për këtë grup. Në fjalën e tij të shtunën, ish-Kryeministri shqiptar Pandeli Majko shpjegoi se kjo lëvizje ishte pjesë e historisë së vendit.

“Në vitin 1943, nazistët pushtuan Shqipërinë dhe patën dy kërkesa kryesore kur një delegacion shqiptar shkoi në Berlin,” tha z. Majko. “Ata donin që ta transferonim arin tonë në Berlin, si dhe një listë të të gjithë hebrenjve në Shqipëri. Përgjigjja jonë ishte e thjeshtë: arin, po; hebrenjtë, jo. Mbrojtja e njerëzve në nevojë është pjesë e identitetit tonë.”

Shpejtësia me të cilën është ndërtuar ky qytet me mbrojtje të lartë — i kompletuar me parqe, salla konferencash, qendra tregtare, restorante, pishina dhe një hotel luksoz — mjaftoi për ta mrekulluar z. Giuliani.

“I gjithë qyteti është ndërtuar në më pak se dy vite,” tha z. Giuliani. “Po të kishim tentuar ta bënim këtë në Neë York, do të na duheshin 15 vite dhe 14 hetime për korrupsion.”

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.