• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 20 Tetor 2019, 07:42:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Baza e Re e MEK, Ashraf 3, në Shqipëri Nxjerr në Pah të Ardhmen e Iranit - Washington Times

 

Shkruar nga Shahriar Kia 

Washington Times të enjten publikoi një raport të veçantë prezantues për Ashraf 3, shtëpinë e re të disa mijëra anëtarëve të grupit kryesor të opozitës demokratike iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), e cila njihet ndryshe si Mujahedin e Khalq (MEK), në Shqiëpri.

"Strukur midis ujit të bruztë të Detit Adriatik dhe Alpeve shqiptare, gjenden hapësira të blerta e lugina të paprekura. Por as ky peizazh mbresëlënës i natyrës nuk mund të krahasohet me oazin e bërë nga dora e njeriut, të ndërtuar nga mijëra aktivistë politikë iranianë që shpresojnë ta çlirojnë vendin e tyre prej tiranisë," shkruan Washington Times më 25 korrik 2019.

"Në njërën prej majave të diellzuara, afro 2,500 anëtarë të opozitës kryesore Mujahedin-e Khalq (MEK) kanë ndërtuar një qytet të quajtur Ashraf 3. I ndërtuar me shpejtësi rrufeje në pak më shumë se një vit, qyteti është i mbushur plot krenari, rrezaton shpresë, dhe në themelet e tij gjendet një vetëbesim i hekurt," shkruhet në artikull.

"Në hyrjen e këtij komuniteti me shtrirje të gjerë, flamurët iranianë me emblemën nacionaliste të “Luanit dhe Diellit” refuzojnë të rrinë pa lëvizur. Ata frymëzojnë dhjetëra flamurët fqinjë që janë vënë në nder të vendeve të tjera që të vallëzojnë në unison, duke përqafuar erërat e pashmangshme të ndryshimit," thotë raporti.

Washington Times shton:

Monumenti i parë madhështor në rrugën kryesore drejt Ashraf 3 është harku i triumfit, një riprodhim i hyrjes së respektuar të Asemblesë historike Kombëtare të Iranit, e cila u inaugurua pas Revolucionit Kushtetues të 1906-ës. E kompletuar me shprehjen “Fitorja Është e Jona,” ajo lidh arritjet demokratike të popullit në të shkuarën me triumfet e së ardhmes të cilat konsiderohen të sigurta.

Ndalesa e radhës është një monument madhështor i martirëve, i cili dëshmon për sakrificën e madhe që 120,000 heroina e heronj të vrarë kanë bërë për të arritur demokracinë në Iran. Nga Muri i Kujtimit shihet një shatërvan vezullues në qendër të të cilit është një flakë që përpiqet të ngrihet deri tek një ekran i mbushur me yje, duke simbolizuar kështu shpirtin rrezatues të heronjve të rënë. Pranë ndodhet një tjetër shesh ku bie në sy një monument i madh e i hijshëm tulipanësh, që simbolizojnë dashurinë dhe dinjitetin.

Ndërkohë, rrugë të shtruara me kujdes e të rrethuara nga pemë dhe nga peizazhe të bukura e objekte uji të udhëheqin drejt destinacionit të rradhës: një sallë gjigante ekspozite me kollona elegante të stilit romak, me piktura të mëdha ku shfaqen figura heroike të lirisë së Iranit nga Sattar Khan tek Dr. Mossadeq e deri tek Massoud Rajavi, udhëhqesi aktual i Rezistencës Iraniane, një linjë trashëgimie që, për aktivistët e pasionuar të MEK, do të garantojë arritjen e lirisë në atdheun e tyre të shumë-vuajtur.

Qyteti kompletohet nga dhjetëra ndërtesa të tjera që përmbajnë zona banimi, dyqane të bukura, objekte argëtimi, biblioteka, kuzhina, furra buke, farmaci, dhe spitale.

Përveç dizajnit, peisazhit dhe arkitekturës mbresëlënëse, Ashraf 3 i ka dhënë kuptim një toke që më parë ishte pa jetë. Lindja e tij, si kryeqyteti i shpresës, simbolizon fillimin e ri të një Irani të ri, të lirë e të qytetëruar që mund të rindërtohet e të rigjallërohet nga duart e afta të vetë popullit iranian.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.