• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 20 Tetor 2019, 07:42:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Inflacion i Paprecedent Raportohet në Iran

 

Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari 

Inflacioni i Iranit në periudhën 12-mujore që përfundon në korrik 2019 është 40.4 përqind, sipas Qendrës Statistikore të Iranit (SCI).

Shtetërorja SCI raportoi gjithashtu më 24 korrik se kursi i inflacionit që pasqyron rritjen e çmimeve krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të mëparshëm në Iran, ka arritur në 48 përqind.

SCI shtonte se në qershor, ky kurs inflacioni ishte 50.4 përqind.

Raporti theksonte më tej rritje të stërmëdha çmimesh për artikujt ushqimorë në Iran.

Ai thoshte se çmimi i mishit është rritur 95.4 përqind. Çmimi i bukës është rritur me 44.2 përqind. Prodhimet e bulmetit dhe vezët janë rritur 60.2 përqind.

Populli iranian ka protestuar kundër korrupsionit, keqmenaxhimit ekonomik dhe shtypjes nga regjimi i mullahëve që në dhjetor të 2017-ës. Në shumë prej protestave, ka patur thirrje për ndryshim regjimi në Iran.

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi ka thënë se e vetmja zgjidhje për problemet ekonomike dhe shoqërore në Iran është përmbysja e regjimit të mullahëve.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.