• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Britania i Thotë Regjimit Iranian: Nuk do të Ketë Shkëmbim Cisternash

Shkruar nga Shahriar Kia 

Të enjten, Britania e përjashtoi mundësinë e këmbimit të një cisterne iraniane të ndaluar nga Gjibraltari për një cisternë me flamur britanik të kapur nga regjimi i Iranit në Gjirin Persik.

“Nuk do të bëjmë pazarllëqe: nëse anijet me flamur britanik ndalohen në mënyrë të paligjshme, atëherë hyn në fuqi sundimi i ligjit dhe i ligjit ndërkombëtar,” tha Sekretari i Jashtëm Dominic Raab gjatë një udhëtimi për në Bangkok, raporton Reuters.

“Nuk do të shkëmbejmë një anije të ndaluar në mënyrë të ligjshme me një anije të ndaluar në mënyrë të paligjshme: nuk është kjo mënyra se si do ta zgjidhë punën Irani,” tha ai. “Kështu që kam frikë se nuk do të merret në konsideratë asnjë lloj pazarllëku apo negociate.”

Mes regjimit iranian dhe Britanisë janë rritur tensionet që kur Garda Revolucionare e Iranit kapi në mënyrë të paligjshme një anije cisternë me flamur britanik muajin e shkuar. Kjo gjë ndodhi pas kapjes nga forcat britanike të një cisterne iraniane nafte pranë Gjibraltarit, e cila akuzohet se po shkelte sanksionet mbi Sirinë.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.