• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 11 Dhjetor 2019, 19:53:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Zëvendës Presidenti Amerikan Thotë se Aleatët Rajonalë në Lindjen e Mesme po i Kundërvihen Regjimit Iranian

Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara Mike Pence ka thënë se Uashingtoni i ka bërë bashkë vendet e rajonit të Lindjes së Mesme për t’iu kundërvënë regjimit të Iranit.

"Në Lindjen e Mesme, i kemi dhënë paralajmërime Iranit. Jemi tërhequr nga ai pakt katastrofik bërthamor me Iranin. Dhe ky President i ka bërë bashkë vendet arabe për t’iu kundërvënë Iranit e për ta izoluar atë si kurrë më parë," tha Zëvendës Presidenti Pence në një mbledhje në Atlanta më 2 gusht.

Gjithashtu, Zëvendës Presidenti Pence ka postuar në Twitter: "Jam i tronditur nga raportet se sunduesit despotikë të Iranit kanë ndëshkuar përsëri një grua të krishterë për ushtrimin e lirisë së saj të besimit.

 

Jam i tronditur nga raportet se sunduesit despotikë të Iranit kanë ndëshkuar përsëri një grua të krishterë për ushtrimin e lirisë së saj të besimit.

"Irani duhet ta lirojë Mahrokh Kanbari-n sot. Qofshin Sunni, Sufi, Baha’i, Hebrenj apo të Krishterë, Amerika do ta ngrejë zërin për besimtarët në Iran si Marokh dhe si Pastor Bet Tamraz, persekutimet e të cilëve janë një fyerje për lirinë e besimit," shtoi ai.

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.