• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Britania i Bashkohet SHBA-së në Misionin e Sigurisë Detare në Gjirin Persik për t’u Përballur me Kërcënimet që Vijnë nga Regjimi Iranian

Shkruar nga Shahriar Kia 

Britania tha të hënën se do t’i bashkohet një misioni të sigurisë detare të kryesuar nga SHBA në Ngushticën e Hormuzit, ku kapja e anijeve tregtare nga regjimi iranian i ka rritur tensionet me Perëndimin.

Liderët e lartë amerikanë kanë shprehur besimin se do të munden t’i bindin aleatët për të ndihmuar në mbrojtjen e anijeve në zonën e Gjirit Persik kundër kërcënimeve që vijnë nga regjimi iranian.

Javën e shkuar, administrata amerikane shpalli vënien e sanksioneve mbi Ministrin e Jashtëm të regjimit iranian Mohammad Javad Zarif, një muaj pas vënies së sanksioneve të ngjashme nga Presidenti Donald Trump mbi Liderin Suprem të regjimit, Ali Khamenei.

Këto veprime shihen si pjesë e fushatës përshkallëzuese të Uashingtonit në atë që Trump e quan "presion maksimal" mbi regjimin e mullahëve.

SHBA i ka shtuar përforcimet ushtarake në rajon për shkak të kërcënimeve nga regjimi iranian në vijim të tërheqjes së SHBA-së vitin e shkuar nga pakti bërthamor i 2015-ës mes regjimit iranian dhe fuqive botërore.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se "do të mbështetet kryesisht në asetet që janë në rajon." Gjithashtu tha se Flota Mbretërore do të punojë së bashku me Flotën Amerikane për t’i përcjellë anijet përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila ndodhet në hyrje të Gjirit Persik dhe është një kanal transporti për një të pestën e gjithë eksporteve globale të naftës së papërpunuar.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.