• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Presidenti Macron Nuk e Ftoi Rouhani-n në Samitin e G7-ës: Sipas një Diplomati

Shkruar nga Shahriar Kia 

Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani nuk është ftuar në samitin e G7-ës këtë muaj, tha një diplomat francez të mërkurën, duke mohuar një raport të publikuar në media.

Zyrtari po i përgjigjej një raporti të Al-Monitor që thoshte se Presidenti francez Emmanuel Macron e ka ftuar Rouhani-n në samitin në Biarritz për t’u takuar me Presidentin amerikan Donald Trump. Rouhani e ka refuzuar propozimin, sipas raportit.

Muajt e fundit, regjimi i Iranit ka shkelur disa angazhime të tij lidhur me kufizimin e veprimtarisë bërthamore, angazhime të bëra nën paktin bërthamor ndërkombëtar të 2015-ës – i njohur zyrtarisht si “Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit”, ose JCPoA – në këmbim të heqjes së sanksioneve të shumëanshme ekonomike.

“Prioriteti është që Irani t’i zbatojë detyrimet e tij bërthamore,” tha diplomati francez për Reuters.

Përqasja ndaj krizës së shkaktuar nga regjimi i Iranit në Lindjen e Mesme do të jetë në fokus të samitit të G7-ës më 24-26 gusht.

Të hënën, Britania iu bashkua Shteteve të Bashkuara në një mision të sigurisë detare në Gjirin Persik për të mbrojtur anijet tregtare që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, pas kapjes nga regjimi iranian të një anijeje me flamur britanik.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.