• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian po Bllokon Sinjalet e GPS në Ngushticën e Hormuzit për të Penguar Anijet Tregtare

Administrata Detare e Departamentit të Transportit të Shteteve të Bashkuara u ka bërë një paralajmërim të ri anijeve tregtare për kërcënimet që vijnë nga regjimi iranian në Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik, duke thënë se disa anije kanë raportuar se ka patur ndërhyrje në GPS-në e tyre.

Gjithashtu, administrata ka thënë se ka patur raporte për "entitete të panjohura që pretendonin në mënyrë të rreme sikur ishin lulftanije të SHBA-së apo të koalicionit."

Ky paralajmërim, i bërë të mërkurën, liston një seri incidentesh që në maj ku është i përfshirë Irani, si për shembull kapjen nga regjimi iranian të anijes me flamur britanik M/V STENA IMPERO dhe ndalimin e lirimin e mëvonshëm të anijes me flamur të Liberisë, M/V MESDAR, raporton CNN.

Komanda Qendrore Amerikane, e cila mbikëqyr operacionet ushtarake amerikane në rajon, nxori një deklaratë të mërkurën ku thotë, "Anijet kanë raportuar ndërhyrje në GPS, ndërhyrje në sinjalet e komunikimit, dhe/ose bllokime të tjera të komunikacionit pa pothuajse asnjë paralajmërim."

"SHBA vazhdon të jetë e vendosur për të bashkëpunuar me aleatët dhe partnerët rajonalë për të mbrojtur lirinë e lundrimit, rrjedhën e lirë të tregtisë, si dhe për mbrojtjen e anijeve dhe personelit amerikan në këtë rajon," shton deklarata.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes ka thënë për CNN se regjimi i Iranit ka vendosur bllokues të GPS-së në ishullin Abu Musa, i cili ndodhet në Gjirin Persik pranë hyrjes së Ngushticës së Hormuzit.

Zyrtari tha se regjimi i Iranit i ka vënë bllokuesit në atë vend në përpjekje për të penguar sistemet e avionëve civilë dhe të lundrimit të anijeve, duke shpresuar se anijet apo avionët do të hyjnë gabimisht në ujërat apo në hapësirën ajrore të Iranit për shkak të mos-funksionimit të duhur të sistemeve të tyre të GPS-së, duke u dhënë kështu forcave iraniane pretekstin që u nevojitet për t’i kapur.

Zyrtari tha se bllokuesit iranianë nuk kanë asnjë efekt në luftanijet dhe avionët ushtarakë amerikanë.

Gjithashtu, zyrtari tha se anijet ushtarake të regjimit iranian kanë ndërhyrë në sistemin e identifikimit automatik të përdorur nga anijet tregtare, në mënyrë që t’i raportojnë dhe t’i maskojnë anijet e tyre si anije tregtare e jo si anije të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) apo të Flotës Iraniane.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.