• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 18 Nentor 2019, 19:18:45.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

SHBA Akuzon një Person për Dërgimin e Makinerive të Kontrolluara nga Sanksionet në Iran

Autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara kanë akuzuar një njeri se po planifikonte për të eksportuar makineri të procesimit të metaleve në Iran, duke shkelur kështu sanksionet amerikane kundër proliferimit bërthamor dhe terrorizmit mbi regjimin në Teheran.

Në padinë me 21 akuza që u zhvulos të martën, prokurorët federalë e akuzuan Mehdi Hashemi-n, 46 vjeç, për pjesëmarrje në një komplot për të eksportuar makineri kompjuterike të kontrollit numerik që përdoren për të procesuar lëndë bazë eksporti i të cilave për në Iran është i kontrolluar për arsye të mos-proliferimit bërthamor dhe anti-terrorizmit.

Sipas prokurorëve, supozohet se Hashemi i ka blerë makineritë CNC dhe materialet e tjera në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, dhe kishte marrë masa për dërgimin e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe me fatura e lista të falsifikuara.

Më pas, supozohet se ai kishte bërë planet për dërgimin e këtyre makinerive nga Emiratet në Iran në emër të një kompanie me bazë në Teheran, emri i së cilës nuk ëshët dhënë nga autoritetet, raporton United Press International.

Padia akuzon gjithashtu një të pandehur të dytë, Feroz Khan i Emirateve të Bashkuara Arabe, për ndihmesën e supozuar që i ka dhënë Hashemi-t për transportimin e makinerive për në Iran. Aktualisht ai konsiderohet i arratisur.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.