• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 18 Nentor 2019, 19:18:45.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Departamenti i Shtetit: SHBA do t’i Imponojë në Mënyrë Agresive Sanksionet mbi Cisternën e Regjimit Iranian

Shtetet e Bashkuara do t’i imponojnë në mënyrë agresive sanksionet e tyre për të mos lejuar që sektori privat ta ndihmojë cisternën iraniane të naftës e cila po udhëton përmes Mesdheut dhe që Uashingtoni do që ta kapë, tha për Reuters të enjten një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

"Sektori i transportit detar ësthë lajmëruar që do t’i imponojmë në mënyrë agresive sanksionet amerikane," tha zyrtari pak ditë pas paralajmërimit të vendeve të tjera që të mos e lejonin cisternën të hynte në dokët e tyre.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, duke folur në mënyrë anonime, paralajmëroi se SHBA do të veprojë kundër kujtdo që ndihmon cisternën e regjimit iranian në mënyrë direkte apo indirekte.

"Të gjitha palët në sektorin e transportit detar duhet të marrin masat e duhura për t’u siguruar që nuk po bëjnë biznes dhe as nuk po e ndihmojnë biznesin, në mënyrë direkte apo indirekte, për palë të sanksionuara apo me ngarkesa të sanksionuara," paralajmëroi zyrtari.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.