• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 18 Nentor 2019, 19:18:45.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Udhëtimi i Javad Zarif në Suedi Kthehet në një Dështim të Plotë

Vizita dy-ditore e Mohammad Javad Zarif, Ministrit të Jashtëm të regjimit iranian, në Suedi më 20-21 gusht u prit me protesta të stuhishme nga mbështetësit e opozitës iraniane që jetojnë në Suedi.

Protestuesit iranianë e ngritën zërin fort kundër shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian, vrasjes së disidentëve në Iran, dhe shtypjes së grave, aktivistëve të të drejtave e minoriteteve fetare. Ata dënuan faktin që Stokholmi e kishte pranuar ministrin e jashtëm të regjimit terrorist të mullahëve dhe kërkuan përjashtimin e tij nga Suedia.

“Zarif, ik zhduku!” thërrisnin protestuesit iranianë. Ata bërtisnin, “Zarif është një vrasës dhe armik i të gjithë iranianëve,” “Zarif është vrasës, bisedimet me të janë të papranueshme,” “Zarif është një sharlatan dhe armik i popullit të Iranit” dhe “Zarif është një vrasës terrorist.”

Iranianët e mërguar mbrojtën dhe i dhanë jehonë zërit të mbytur të miliona iranianëve që vuajnë nën diktaturën e mullahëve. Shumë prej protestuesve ishin të mbijetuar të familjeve të persekutuara nga regjimi iranian.

Por ata u trajtuan në mënyrë të dhunshme nga policia suedeze.

Zarif i kërcënoi me vrasje protestuesit e opozitës në një intervistë me rrjetin shtetëror Press TV të regjimit iranian më 21 gusht. Ai tha se protestuesit “nuk do të mbeteshin gjallë as për një minutë” po të kapeshin nga agjentët e regjimit.

Protesta në Stokholm çoi në anullimin e një konference të përbashkët për shtyp nga Zarif dhe Ministrja e Jashtme suedeze, Margot Ëallström.

E vetme përpara gazetarëve, Margot Ëallström e mohoi që e kishte ftuar Zarif-in në Suedi, duke thënë se ai kishte ardhur me kërkesën e tij për të vizituar vendet nordike.

Mes kritikave të shumta, Znj. Ëallström u përpoq ta justifikonte takimin e saj me Javad Zarif duke kritikuar ekzekutimet dhe arrestimet që regjimi u bën mbrojtësve të të drejtave të grave, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve, dhe minoriteteve fetare. Ajo theksoi gjithashtu se regjimi iranian duhet t’i zbatojë të gjitha detyrimet e tji nën paktin bërthamor ndërkombëtar të 2015-ës (JCPOA) dhe ta lirojë menjëherë cisternën e naftës me flamur britanik, Stena Impero.

Departamenti amerikan i Thesarit vuri sanksione mbi Zarif-in vetëm tre javë më parë për rolin e tij si mundësues kryesor i politikave të regjimit iranian në rajon dhe në botë. Departamenti amerikan i Thesarit e ka quajtur atë si apologjeti kryesor i regjimit, i cili është “po aq bashkëfajtor në sjelljen e paligjshme të regjimit sa edhe pjesa tjetër e mafias së Khamenei-t.”

Komentet e Zarif-it në institutin e paqes në Stokholm, ku ai kërcënoi paqen globale, si dhe kërcënoi me vdekje protestuesit iranianë në Stokholm, janë tregues të mirë të asaj çfarë po ndodh në burgjet dhe dhomat e torturës të regjimit iranian dhe të trajtimit të disidentëve dhe të burgosurve politikë në Iran.

Fjalët e tij zbulojnë më tej se pritja e Ministrit të Jashtëm të mullahëve e trimëron regjimin që të kryejë terrorizëm, vrasje dhe luftënxitje, në kundërshtim me interesat e popullit iranian, i cili po kërkon ndryshim regjimi dhe themelimin e demokracisë dhe sovranitetit popullor në Iran.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.