• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Sulmi Kibernetik Amerikan Ka Dëmtuar Aftësinë e Regjimit Iranian për të Marrë në Shënjestër Cisternat e Naftës - NY Times

Një sulm sekret kibernetik kundër regjimit iranian në qershor arriti të fshinte një databazë të rëndësishme që përdorej nga krahu paraushtarak i regjimit për të planifikuar sulme kundër cisternave të naftës, si dhe dëmtoi aftësinë e Teheranit për të marrë në shënjestër fshehurazi anijet e transportit në Gjirin Persik, të paktën përkohësisht, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë.

Regjimi iranian vazhdon ende me përpjekjet për t’i rikuperuar të dhënat e shkatërruara nga sulmi i 20 qershorit dhe për t’i rifilluar disa nga sistemet kompjuterike — duke përfshirë rrjetet e komunikimit të ushtrisë — që janë çuar offline, thanë zyrtarët për The Neë York Times.

Sulmi mbi grupin e inteligjencës të Gardës Revolucionare e ka zvogëluar aftësinë e regjimit iranian për të kryer sulme të fshehta, sipas një zyrtari të lartë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë informata të cilat, sipas zyrtarëve, tregojnë se Garda Revolucionare qëndron prapa sulmeve me mina magnetike që janë vënë mbi cisternat e naftës në Gjirin persik në maj e qershor. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane i pati treguar disa nga provat kundër regjimit iranian një ditë para sulmit kibernetik.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.