• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Thesari i SHBA-së Vë Sanksione mbi Anijen Cisternë të Regjimit Iranian, Adrian Darya 1

Të premten, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër një cisterne nafte që i përket regjimit iranian, për arsye se anija transporton naftë krudo iraniane për në Siri në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare.

"Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit mori masa sot kundër Adrian Darya 1, një cisternë nafte që transporton 2.1 milion fuçi me naftë krudo iraniane, prej të cilave përfiton Forca Qods e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC-QF) të Iranit," tha Thesari në një deklaratë më 30 gusht 2019.

Kapiteni i Adrian Darya 1, Akhilesh Kumar, është etiketuar gjithashtu si pjesë e kësaj mase të marrë nga SHBA.

Zyrtarët e rangjeve më të larta të IRGC-QF kanë kohë që e mbikëqyrin eksportin e naftës iraniane, shpesh duke e maskuar origjinën e saj e duke ia dërguar regjimit sirian apo proksive të IRGC-QF në rajon, vuri në dukje Thesari.

“Anijet si Adrian Darya 1 ia mundësojnë IRGC-QF-së që të transportojë e të transferojë vëllime të mëdha nafte, të cilat ata përpiqen t’i maskojnë e t’i shesin në mënyrë të paligjshme për të financuar veprimtaritë malinje të regjimit dhe për të promovuar terrorizmin,” tha Sigal Mandelker, Nën-Sekretare për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

“Çdokush që i jep mbështetje anijes Adrian Darya 1 rrezikon të sanksionohet. Rruga e duhur është ndryshimi i drejtimit dhe mos-lejimi i IRGC-QF që të nxjerrë fitime nga shitjet e paligjshme të naftës.”

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.