• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Vizita e Pompeos në Bruksel Është një Mundësi për një Strategji të Unifikuar Transatlantike mbi Iranin

 

Vizita dy ditore e Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Bruksel (2 dhe 3 shtator) është një mundësi e shkëlqyer për të formuar një strategji të unifikuar mbi Iranin, argumenton ish-Ministri i Jashtëm italian Giulio Terzi.

Në një artikull për Euractiv të martën më 3 shtator 2019, z. Terzi shkruan: Një nga sfidat kryesore është si të veprojmë ndaj regjimit iranian dhe sjelljes të tij luftarake.

 

"Irani e ka rritur agresionin ndaj anijeve tregtare në rajon, siç dëshmohet nga kapja e një anijeje me flamur britanik në mes të korrikut. Mbretëria e Bashkuar u përgjigj si duhet duke i udhëzuar luftanijet e saj në rajon që t’i ndjekin e t’i mbrojnë anijet tregtare në këtë periudhë. Por Europa nuk është dukur e gatshme ta konsiderojë edhe veten si shënjestër të kërcënimit iranian," shkruan z. Terzi.

"BE mund ta gënjejë veten se veprimtaritë detare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike janë drejtuar vetëm kundër SHBA-së dhe Britanisë, edhe pse ka patur cisterna të kapura e të dëmtuara që mbanin flamujt e vendeve të ndryshme duke përfshirë Norvegjinë dhe Japoninë. Por një vetë-mashtrim i tillë nuk mund të justifikohet kur vjen puna te kërcënimi i terrorizmit me origjinë nga Teherani apo i mbështetur nga Teherani."

"Vetëm në 2018-ën, autoritetet perëndimore kanë parandaluar të paktën gjysëm duzine komplotesh me bombë e vrasjesh të planifikuara. Shënjestrat e këtyre komploteve nuk kanë qenë aspak të kufizuara vetëm në ato entitete perëndimore që promovojnë presionin maksimal apo që kanë vënë sanksione ekonomike mbi Republikën Islamike. Edhe pse dy operativë iranianë janë paditur për spiunazh ndaj aktivistëve të opozitës e ndaj shënjestrave të tjera në Shtetet e Bashkuara, operacione të ngjashme janë zbuluar madje edhe në Shqipëri, ku Organizata pro-demokratike e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) ka themeluar së fundmi një rezidencë për 3,000 anëtarë të saj që janë zhvendosur atje nga Iraku duke i shpëtuar sulmeve të vazhdueshme nga militantët e Teheranit."

"Dhe, në atë që mund të konsiderohet si shembulli më domethënës i terrorizmit iranian nga viti i shkuar, një çift banues në Belgjikë janë arrestuar teksa përpiqeshin të kalonin kufirin për në Francë dhe posedonin disa qindra gramë eksplozivë të fuqishëm. Duke vepruar nën udhëzimet e një diplomati të lartë iranian, këta terroristë kishin në plan ta shpërthenin bombën e tyre fare pranë Parisit, në tubimin e përvitshëm të koalicionit të kryesuar nga MEK, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit."

  1. Terzi vë në dukje se në eventin Free Iran normalisht merr pjesë një grup mbështetësish nga shumë anë të politikës dhe nga qarqet politike perëndimore e ndërkombëtare, së bashku me dhjetëra mijëra iranianë të mërguar.

"Diplomati iranian me bazë në Vienë, Assadollah Assadi, u arrestua në Gjermani (ku ai nuk kishte imunitet diplomatik) në bazë të një urdhër arresti europian. Sipas zëdhënësit të prokurorisë federale belge, dy terroristët e kishin marrë eksplozivin në Luksemburg nga diplomati iranian i cili është një anëtar i lartë i shërëbimit iranian të inteligjencës. Pas tre muajve pengesa nga Teherani, Gjermania e ekstradoi Assadi-n në Belgjikë në tetor, dhe tani ai po pret gjykimin së bashku me tre prej agjentëve të tij të përfshirë në këtë komplot i cili është vërtetuar se është vendosur nga nivelet më të larta në Teheran," shkruan z. Terzi.

"Po të kishte patur sukses komploti, jo vetëm që do të kishte ndodhur në tokën europiane, por me shumë mundësi do të kishte marrë jetë europiane. Nëse ke dijeni për këtë incident, atëherë nuk mund ta mohosh që kërcënimi iranian ndaj komunitetit ndërkombëtar është i vërtetë, serioz dhe me ndikim të gjerë."

"Për të qenë më i saktë, askush nuk mund ta mohojë këtë përfundim me qëllime të mira. Por kjo gjë nuk i ndalon politikëbërësit që ta mohojnë gjithsesi. Përpara vizitës së Ministrit të Jashtëm të Iranit në Paris, Presidenti francez Emmanuel Macron raportohet se u ka thënë shefave të sigurisë që të heshtin lidhur me komplotin terrorist të vitit të shkuar. Tani, pas vizitave në Europë të diplomatëve të lartë nga Irani dhe SHBA, mbetet në dorë të udhëheqjes së re të BE-së se cili qëndrim ndaj Iranit ia vlen më shumë: qëndrimi i atyre që po i mbulojnë në mënyrë të qartë krimet e Iranit, apo i atyre që duan t’i kërkojnë llogari këtij regjimi."

"Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të sjellë si pasoja afat-shkurtra, ashtu edhe afat-gjata. Në radhë të parë, kjo mund të përcaktojë nëse diplomati terrorist që organizoi komplotin me bombë ndaj Parisit vitin e shkuar do të ndëshkohet vërtet në përputhje me akuzat me të cilat po përballet tani në Belgjikë. Dhe mesazhi i ndjekjes penale të tij mund të krijojë terrenin për një përgjigje të duhur e shumëpalëshe ndaj terrorizmit të mëtejshëm iranian, në një kohë kur regjimi po kërcënon entitete perëndimore si Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, duke vendosur mbi to 'sanksione' që mund të kuptohen më mirë si fatwa."

"Në një kontekst më të gjerë, vendimet që do të merren në ditët në vijim mund të përcaktojnë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-BE. Europianët duhet ta kuptojnë nevojën për t’iu kundërvënë kërcënimeve iraniane dhe për të garantuar që regjimi të përballet me pasoja për sjelljen e tij kriminale," përmblodhi z. Terzi.

  1. Giulio Terzi, ish-Ministër i Jashtëm i Italisë, është anëtar i Bordit të Këshilltarëve të United Against Nuclear Iran (Të Bashkuar Kundër Iranit Bërthamor).

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.