• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Parlamentarët Britanikë e Nxisin Mbretërinë e Bashkuar që t’i Etiketojë IRGC-në dhe Ministrinë e Inteligjencës të Regjimit Iranian si Organizata Terroriste

 

Një Mocion i Hershëm mbi Iranin në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar nga deputetë të të dyja partive ka tërhequr vëmendjen në Parlament dhe mes ministrave britanikë e qarqeve politike e mediatike.

EDM 2333 dënon fuqishëm rolin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian në shtypjen e popullit të Iranit, veçanërisht të protestave anti-qeveritare, dhe e përshkruan IRGC-në si një kërcënim serioz, jo vetëm për sigurinë, lirinë dhe mirëqenien e popullit iranian, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme e në botë.

Parlamentarët Britanikë theksojnë gjithashtu rolin shkatërrimtar e terrorist të IRGC-së dhe të Ministrisë famëkeqe të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të mullahëve. Ata i referohen regjistrit ogurzi të operacioneve shkatërrimtare e gjakatare të këtyre grupeve, eksportit të terrorizmit në shkallë masive, vrasjes së shtetasve të huaj dhe vrasjes së disidentëve iranianë, sidomos anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

Në veçanti, deputetët sjellin në vëmendje komplotin e dështuar me bombë të regjimit iranian kundër tubimit të madh të përvitshëm ‘Liri për Iranin’ të NCRI-së në Villepinte, pranë Parisit, në qershor 2018. Ai tubim i përvitshëm është zhvilluar në mbështetje të planit me 10 pika të Presidentes së zgjedhur të NCRI-së, znj. Maryam Rajavi për të themeluar lirinë në Iran. Deputetët e nxisin qeverinë britanike që t’i fusë në listën e zezë IRGC-në dhe MOIS-in në tërësi, duke shtuar se ky veprim është vërtetë në interesin e popullit iranian, të Mbretërisë së Bashkuar, dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.