• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Senatori Cruz Nxit SHBA-në ta Rrisë Presionin mbi Regjimin Iranian pas Sulmit mbi Naftën Saudite

Senatori amerikan Ted Cruz, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit, në një deklaratë më 16 shtator 2019, ka nxitur administratën amerikane që ta rrisë presionin mbi regjimin iranian, pas sulmit me raketë të regjimit këtë fundjavë mbi objektet e naftës të Arabisë Saudite.

Senatori Cruz, republikan nga Teksasi, tha: "Sulmet shkatërrimtare të kësaj fundjave mbi Arabinë Saudite kishin për qëllim t’i bënin presion Presidentit Trump që ta zbusë fushatën e presionit të administratës së tij kundër regjimit iranian. Sulmet e Ajatollahut, nga ana e tyre, janë mundësuar nga pakti katastrofik bërthamor Obama-Iran, i cili e ka pasuruar Iranin me qindra biliona dollarë nga heqja e sanksioneve, duke i prishur ndërkohë kufizimet ndërkombëtare kundër zhvillimit të armëve e raketave balisitke të Iranit."

"Tani nuk është absolutisht koha për ta reduktuar presionin ekonomik mbi Iranin. Përkundrazi, Presidenti Trump duhet t’i japë urdhër administratës së tij që t’i dyfishojë përpjekjet për ta kthyer mbrapsht bujarinë e paktit. Kjo nënkupton anullimin e lehtësimeve bërthamore civile, të cilat e lejojnë Iranin të përparojë me programin e tij bërthamor, duke përfshirë punën në bunkerin bërthamor në Fordow, të cilin e kanë gërmuar nga shpati i një mali për të ndërtuar armë bërthamore. Nënkupton gjithashtu që duhet të shkojmë te Kombet e Bashkuara dhe të kërkojmë të drejtën tonë unilaterale për t’i rivendosur kufizimet ndërkombëtare mbi armët e Iranit. Përndryshe do të përballemi shumë shpejt me një realitet shkatërrimtar në të cilin të gjitha sanksionet ndërkombëtare do të jenë hequr përgjithmonë kundër Iranit," shtoi Sen. Cruz.

Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab, tha në Twitter të hënën: "Mbretëria e Bashkuar e dënon sulmin mbi objektet e naftës Aramco në Arabinë Saudite. Do të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të krijuar përgjigjen më të gjerë dhe më të efektshme."

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.