• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Ish-Ministri: Britania Duhet ta Pranojë që Pakti Bërthamor me Iranin Është 'i Vdekur'

Britania duhet ta pranojë që pakti bërthamor me Iranin është “i vdekur” dhe t’i bashkohet Amerikës në përpjekjen për ta detyruar Teheranin t’i rikthehet tryezës së negociatave, do të thotë ish Sekretari britanik i Mbrojtjes Liam Fox të mërkurën.

  1. Fox, i cili ishte pjesë e kabinetit deri në korrik, do të mbajë një fjalim në Uashington për të paralajmëruar se marrëveshja e 2015-ës ka qenë "e metë" që në fillim dhe se përpjekjet për ta mbajtur gjallë janë "të kota," raporton britanikja Daily Telegraph.
  2. Fox, i cili ishte sekretar i tregtisë ndërkombëtare deri në verë dhe mban lidhje të forta në qarqet republikane, do ta shpalosë sot kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes në një fjalim në Fondacionin e Trashëgimisë, një think-tank me tendenca të djathta.

“Pas vendimit të Presidentit Trump për t’u tërhequr, Plani i Përbashkët i Veprimit është i vdekur dhe përpjekjet europiane për ta shpëtuar janë të kota," shkruan z. Fox në një artikull për uebsitin e The Telegraph përpara fjalimit.

"Britania duhet të ndjekë shembullin e SHBA-së dhe të vërë në punë një politikë që do t’i reduktonte në zero eksportet iraniane të naftës në përpjekje për ta detyruar regjimin e Khamenei-t ta ndryshojë sjelljen."

"Është vërtetuar që marrëveshja ka bërë një reduktim të pamjaftueshëm dhe vetëm afat-shkurtër të aftësisë së Iranit për të ndërtuar armë bërthamore. Qëllimi fillestar i ndalimit të programit iranian të armëve bërthamore ofron tani thjesht një vonesë dhe problemi mbetet si një trashëgimi toksike për qeveritë e ardhshme."

Kjo ndërhyrje është në fakt një thirrje ndaj Kryeministrit britanik Boris Johnson që t’i bashkohet Presidentit amerikan Donald Trump në largimin nga pakti bërthamor dhe vjen në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve pas sulmit të regjimit iranian mbi dy objekte saudite të naftës.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.