• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Pompeo Fajëson Regjimin e Iranit për Sulmin mbi Naftën, Duke e Quajtur atë një 'Akt Lufte'

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, të dielën këmbënguli që regjimi i Iranit është pa asnjë dyshim fajtori për sulmet mbi objektet saudite të prodhimit të naftës për të cilat e kanë marrë përgjegjësinë rebelët Houthi që mbështeten nga Teherani.

Sulmet, të cilat goditën një fushë nafte dhe një objekt prodhimi, "nuk është e mundur të kenë ardhur nga Houthi-t. Është çmenduri për këdo të pohojë se kanë ardhur nga ata," tha Sekretari Pompeo në "Face the Nation" të CBS-së. "Ky ishte një akt lufte. ... Ky ishte një akt lufte nga një shtet ndaj një tjetri."

Intervistuesja Margaret Brennan vuri në dukje se Ministri i Jashtëm i regjimit iranian Mohammad Javad Zarif e ka mohuar me forcë përgjegjësinë e Teheranit për këto sulme, por Pompeo kundërshtoi duke thënë se “ekzistojnë tashmë prova të forta” se Zarif gënjen.

“Nuk e di pse e dëgjojnë njerëzit ministrin e jashtëm iranian,” shtoi Sekretari Pompeo. “Është ulje dinjiteti për këdo ta dëgjojë atë.”

Sekretari Pompeo tha gjithashtu se ai dhe Presidenti Donald Trump janë duke “kërkuar për një zgjidhje diplomatike” por shtoi se “jemi të përgatitur të bëjmë gjërat e nevojshme.”

Mijëra iraniano-amerikanë do të mblidhen në një tubim të martën më 24 shtator, në mbështetje të një ndryshimi demokratik në Iran, jashtë Kombeve të Bashkuara në New York ndërkohë që atje do të zhvillohet seanca e përvitshme e Asemblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Mbështetësit e grupit kryesor opozitar iranian, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) do t’i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë një politikë të rreptë përballë regjimit shtypës, teokratik dhe sponsorizues të terrorizmit që sundon në Iran.

Mes folësve të spikatur do të jetë edhe Senatori amerikan Joe Lieberman.

Protestuesit iraniano-amerikanë do të thonë se Rouhani duhet të sanksionohet së bashku me Khamenei-n dhe Zarif-in. Ai duhet gjithashtu të përballet me një gjyq ndërkombëtar për rolin e tij në krimet e kryera nga fashizmi fetar që sundon Iranin.

KUR: Të martën më 24 shtator 2019, 8:30 – 11:30 paradite
KU: Dag Hammarskjold Plaza (Përballë OKB-së) Bulevardi i 2-të & Rruga e 47-të
SPONSORIZUAR NGA: Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC)

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.