• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Britania, Franca, Gjermania Thonë se Sulmet mbi Naftën Saudite Janë Kryer nga Regjimi Iranian

Britania, Franca dhe Gjermania iu bashkuan Shteteve të Bashkuara të hënën në fajësimin e regjimit të Iranit për sulmet mbi objektet kryesore të naftës në Arabinë Saudite.

Pasojat e sulmeve të 14 shtatorit vazhdojnë ende të ndihen teksa liderët botërorë mblidhen për takimin e tyre të përvitshëm në Asemblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe ekspertët ndërkombëtarë hetojnë, me kërkesën e Arabisë Saudite, se çfarë ndodhi dhe kush ishte përgjegjës.

Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë nxorën një deklaratë ku thuhet se "nuk ka asnjë shpjegim tjetër të arsyeshëm" përveç atij që "Irani mban përgjegjësinë për këtë sulm."

Ata u betuan se do të përpiqen t’i ulin tensionet në Lindjen e Mesme dhe e nxitën regjimin e Iranit të "mos zgjedhë më provokimin dhe përshkallëzimin."

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar sulmin mbi instalacionet e naftës të një vendi fqinj si një hap madhor dhe një fazë të re në agresionet luftënxitëse të diktaturës fetare që sundon Iranin, duke shtuar se ushtrimi i forcës dhe vendosmërisë është  gjuha e vetme që mullahët kuptojnë.

Mos-veprimi vetëm sa e trimëron këtë regjim mesjetar, viktima kryesore e të cilit është populli iranian, vuri në dukje ajo, duke theksuar se zgjidhja përfundimtare për t’ia hequr qafe botës fashizmin fetar që sundon Iranin, i cili është burimi i të gjitha krizave në rajon, është ndryshimi i këtij regjimi jo-legjitim nga populli iranian dhe lëvizja e organizuar e rezistencës së tij.

Bazuar pjesërisht në raporte lajmesh

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.