• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria Ka Vepruar me Vendosmëri Kundër Veprimtarive të Paligjshme të Regjimit Iranian

Në fjalimin e tij në Asemblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten më 27 shtator 2019, Kryeministri shqiptar Edi Rama vuri theksin tek veprimtaritë e paligjshme dhe destabilizuese të regjimit iranian, duke përfshirë komplotet e tij kundër anëtarëve të grupit kryesor të opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), të cilët banojnë në Ashraf 3 të Shqipërisë.

Kryeministri Rama tha në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së: “Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar nga sjellja destabilizuese e Iranit në Lindjen e Mesme por edhe nga veprimtaritë e shpeshta minuese në lidhje me komunitetin e opozitës iraniane i cili është mirëpritur me bujari në vendin tonë pasi kishte vuajtur masakra të urryera në vende të tjera.”

Kryeministri Rama vuri në dukje: “Na është dashur të reagojmë me vendosmëri ndaj disa veprimtarive të paligjshme të Iranit kundër interesave të sigurisë sonë kombëtare.”

“Qëndrojmë të palëkundur në anën e vendeve që janë dëmtuar nga veprimtari të tilla si në det, ashtu edhe në tokë” shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Më 13 shtator 2019, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vizitoi Ashraf 3, shtëpinë e anëtarëve të MEK në Shqipëri.

Anëtarët e MEK-ut e pritën ngrohtë Presidentin shqiptar. Presidenti shoqërohej nga z. Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, si dhe nga Këshilltari i tij i Sigurisë Kombëtare.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta u takua dhe bisedoi me znj. Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), si dhe vizitoi ekspozitën e 120 viteve të betejës për liri në Iran në Ashraf 3.

Gjatë një takimi me anëtarët e MEK-ut, Presidenti Meta tha, “Nuk e kisha idenë se deri në çfarë pike shkonte sakrifica juaj dhe gjenocidi të cilit i keni rezistuar ju dhe mbështetësit tuaj. Ishte tronditëse të shihja kaq shumë njerëz, gra e fëmijë, të masakruar.”

“Kjo ishte gjithashtu një tregues i një lëvizjeje të gjerë brenda Iranit dhe tregon se sa tiranik është regjimi. Kjo është shumë e keqe jo vetëm për popullin e Iranit por edhe për paqen dhe stabilitetin rajonal e global…Më bëri shumë përshtypje Plani me Dhjetë Pika i zonjës Rajavi sepse është i bazuar në liritë themelore dhe do të garantojë prosperitet dhe demokraci për popullin iranian. Të gjithë ne këtu në Shqipëri jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për përpjekjet dhe vendosmërinë tuaj,” theksoi Presidenti Meta.

Znj. Rajavi e mirëpriti Presidentin Meta dhe tha se populli iranian nuk do ta harrojë kurrë mikpritjen e Shqipërisë ndaj luftëtarëve iranianë të lirisë dhe se ky gjest do të mbetet i shkruar në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ajo shtoi se, për shkak të vendosmërisë së saj përballë regjimit klerikal, e reflektuar në përjashtimin e ambasadorit të regjimit për përfshirje në terrorizëm, Shqipëria shërben si model për vendet e tjera.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.