Friday, March 29, 2024

Iran: Protesta dhe mitingje të punëtorëve

E shtunë, 08 tetor 2016

NCRI – Ekonomia e sëmurë dhe e ngadaltë e regjimit iranian nuk ka qenë në gjendje të përmirësojë jetën e njerëzve edhe pas marrëveshjes bërthamore dhe marrjes së parave. Një fakt i cili mund të shihet qartë në përhapjen e protestave nëpër qytete të ndryshme në Iran kundër udhëheqësve grabitqare të regjimit.

Sipas një raporti të 6 tetorit, punëtorët me kontratë të petrokimikes në të ashtuquajturën Bandar-e Khomeini, kanë mbajtur një miting proteste pas refuzimit të vazhdueshëm të kreut të njësisë industriale për të zbatuar skemën e unifikuar.
Të mërkurën, 5 tetor, më shumë se 200 punonjës të Minierave dhe Industrisë së metaleve “Khalij Fars” u mblodhën përpara shtëpisë së guvernatorit të vendit Hormozgan për të protestuar kundër caktimit të pjesës kryesore të kompanisë për kontraktuesin, duke kërkuar që Direktiva të shfuqizohet.
Të martën, 4 tetor, si dhe të mërkurën, 5 October, punëtorët e Fabrikës Avangan në Arak, provinca e Markazit (Irani qendror), kanë bërë një manifestim përpara shtëpisë së guvernatorit të qytetit për të protestuar kundër mospagesës së rrogave për 22 muajt e fundit. Pas ngritjes së një flamuri, punëtorët kanë shprehur protestën e tyre kundër ndërmjetësit të regjimit për të mos paguar për 22 muaj pagat e tyre, duke kërkuar që pagat dhe përfitimet e tyre të paguhen.
Gjithashtu gjatë ditëve të fundit, qindra punëtorë me kontratë të ‘Machin Sazi’ në të njëjtin qytet (Arak) protestuan kundër kushteve të tyre të punës.
Të mërkurën, 5 tetor, një pjesë e punonjësve të kompanisë së Telekomunikacionit nga i gjithë vendi janë mbledhur para parlamentit. Punëtorët që kishin ardhur në Teheran nga vende të ndryshme, protestuan kundër moszbatimit të Skemës së Klasifikimit, duke kërkuar që me zbatimin e skemës, është e mundshme të paguhen paga dhe përfitimet të barabarta si për punonjësit titullarë ashtu edhe për ata jo titullarë.