Friday, March 29, 2024

Britanikja Daily Star: Regjimi i Iranit ‘po përgatitet për luftë’ me qytete raketash të fshehura nën beton

Autor:Aladdin Touran

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 14 tetor 2019—Të dielën, studentët e Universitetit Amir Kabir të Teheranit mbajtën demonstratë në kampusin Farabi në protestë ndaj politikave të administratës së universitetit dhe kostove të paligjshme që u vihen nga menaxherët e universitetit. Pavarësisht se studentët kaluan me orë të tëra në protestë, autoritetet e universitetit nuk iu përgjigjën kërkesave të tyre.

Studentët thërrisnin, “Studentë! Na mbështesni” dhe “Turp për sigurinë e universitetit.”

 

 

Çështja e pagesave shkollore ka qenë një burim i vazhdueshëm tensioni dhe protestash në universitete të ndryshme nëpër Iran. Sipas vetë ligjeve të regjimit, supozohet që qeveria duhet t’i mbështesë studentët dhe t’i ndihmojë për pagesën e kostove të studimeve të tyre. 

 View image on Twitter

Protestat e studentëve të Universitetit Amir Kabir po ndodhin përpara sfondit të një rënieje të përgjithshme në mbarë sistemin arsimor të Iranit. Vendi po përballet me një mungesë të madhe mësuesish e shkollash në fillim të vitit akademik. Fëmijët që punojnë, ata që braktisin shkollën e mesme dhe të diplomuarit e papunë po shtohen gjithnjë e më shumë në qytete të ndryshme të Iranit. Vetë autoritetet dhe agjencitë e regjimit raportojnë për miliona fëmijë që punojnë të cilët janë privuar nga arsimimi bazë për shkak të kostove të larta dhe kushteve të rënda ekonomike.

Për më tepër, gjendja e keqe e lehtësirave në shkolla e në universitete po shkakton edhe më shumë telashe e vështirësi për popullsinë në arsimim e sipër të vendit. Vitin e shkuar, një frenë e prishur bëri që një autobus nga Universiteti Azad të binte nga buza e një shkëmbi duke shkaktuar kështu vdekjen e disa studentëve. Ky incident u shkaktua nga mungesa e mirëmbajtjes dhe e fondeve për transportin e shkollës. Në zonat e paprivilegjuara të Iranit, incidentet e zjarrit shkaktojnë shumë shpesh vdekjen e fëmijëve në shkolla.

Ndërkohë që shkollat e Iranit dhe studentët e tyre nuk marrin as shërbimet më minimale, regjimi shpenzon sasi të stërmëdha parash për ndërtimin e shkollave dhe objekteve të tjera në vendet fqinje për të forcuar ndikimin e tij dhe për të hapur rrugë për ndërhyrjen në punët e tyre e për të eksportuar ideologjinë e tij fondamentaliste.