Thursday, March 28, 2024

Të Rinjtë e Iranit Mbrohen nga Sulmet e IRGC-së, u Vënë Zjarrin Qendrave të Shtypjes e Plaçkitjes

Tabriz, Protestuesit në autostradën Pasdaran i vënë flakën një autobusi të forcave të sigurisë së regjimit.

Publikuar më 16 nëntor 2019.

Kryengritja në Iran, Nr. 8

Të rinjtë iranianë pjesëmarrës në kryengritje në qytete të ndryshme u janë kundërvënë sulmeve të Gardës Revolucionare (IRGC) dhe u kanë vënë zjarrin qendrave qeveritare të shtypjes e plaçkitjes si bazat e Bassij e bankat shtetërore, si dhe automjeteve të forcave të sigurisë.

Një qendër e policisë rrugore në Karaj së bashku me të gjitha automjetet e saj, si dhe 15 banka morën flakë. Shoferët i ndalën makinat për të bllokuar trafikun në të gjitha rrugët. Ata thërrisnin, “Presioni na ka thyer, do ta thyejmë ne presionin,” “Iranianë mjaft më, tregohuni të fortë,” “Rouhani turp të kesh, largohu nga xhepat tanë.” Protestuesit i vunë gjithashtu zjarrin stacionit Taleghani të naftës.

Njerëzit në Teheran mbyllën qendrën tregtare Amin Hozour dhe dyqanet e saj në solidaritet me protestuesit. I është vënë gjithashtu flaka stacionit të naftës Ghaem në Robat Karim në jug të Teheranit. Është djegur gjithashtu një tjetër bankë e zotëruar nga shteti në lagjen Tehran Pars, në Sheshin Parvin.

Në Qytezën Qods në Teheran iu vu zjarri autoritetit vendor, si dhe disa bankave e zyrave të qeverisë. Forcat e sigurisë janë në vigjilencë të lartë dhe të stresuara.

Njerëzit e zemëruar në Soltanabad i vunë flakën bashkisë dhe bankës shtetërore dhe bllokuan rrugën Saveh-Soltanabad. U dogj gjithashtu Banka Mellat në rrugën Kashani në Mallard.

Njerëzit në Shiraz i vunë zjarrin stacionit të policisë në Goldasht Moaliabad. Ata derdhën çimenton që mbahej në një kamion mbi autostradën për në Shiraz dhe e bllokuan arterien e trafikut.

Në Sanandaj, njerëzit thërrisnin, “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë,” duke protestuar kundër regjimit. Në Tabriz kanë shpërthyer përplasje të forta mes rebelëve të rinj dhe forcave shtypëse.  

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

16 nëntor 2019

 

Protesters in Tabriz torch a bus after Iran gas price hike

Tehran: protesters torch Governorate building in protest to gas price hike

Isfahan: Protesters attack IRGC Basij base in their demonstration against the gas price increase